Bashkim Ramosaj: Gjendja e sigurisë në Deçan mbetet e qetë dhe stabile

Në Komunën e Deçanit është mbajtur mbledhja e parë për këtë vit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e kryesuar nga kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, ku u diskutua për situatën e sigurisë dhe aktivitetet e planifikuara në muajt në vijim. Në takim morën pjesë drejtori i Shërbimeve Publike, Izet Zenuni, koordinatorja e KKSB-së, Gentiana Iberhysaj-Mazrekaj, përfaqësues të Policisë së Kosovës, të FSK-së dhe anëtarë të tjerë të këshillit. Kryetari Ramosaj theksoi se gjendja e sigurisë në komunë është e qetë dhe stabile, ndërsa bëri të ditur se në këtë periudhë vëmendje e veçantë po i kushtohet organizimit të aktiviteteve për shënimin e 24 Marsit, si dhe garës së skijatorëve që do të mbahet më 15 mars në Deçan. Nga ana tjetër, drejtori i Shërbimeve Publike, Izet Zenuni, foli për rëndësinë e vendosjes dhe mirëmbajtjes së shenjave të komunikacionit, si dhe për funksionalizimin e sistemit të kamerave të sigurisë në qytet. Ndërkaq, përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, Adem Çeku, bëri të ditur se gjatë periudhës së fundit janë regjistruar 57 raste, kryesisht të natyrës së komunikacionit, por edhe disa raste të dhunës në familje dhe vjedhjeve. Ai shtoi se policia ka shtuar masat e sigurisë në shkolla dhe në komunikacion, ndërsa në përgjithësi situata e sigurisë në Deçan mbetet e qëndrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Jusuf Azemi

Jusuf Azemi kritikon institucionet: As në Ministrinë e Punës nuk respektohet paga minimale

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka ngritur shqetësimin …