FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil REXHA: Simpatizantët sportivo – politik

Testimet e portaleve, por edhe të individëve a je me Albinin, Vjosën a Lumirin më kthyen kujtimet në vitet ’70-’80-ta kur ishte një tifozëri e çmendur me Cervena Zvezdën e Beogradit, me Hajdukun e Zagrebit dhe me Partizanin e Beogradit. Tifozëria ishte naive, nga ata, që si unë, nuk mund ta gjuajnë topin drejtë. Tifozëria më e guximshme, më ,,atdhetare”, ishte me Hajdukun e Zagrebit, të zhurmshëm, emocional, të imponueshëm dhe agresivë ndaj simpatizantëve të Cervena Zvezdës e të Partizanit! Në Partizan luante llapjani Fadil Vokrri që nuk e njihte ikonën Adem Demaçi. Në Partizan luante Xhevat Prekazi që jeton në Serbi dhe deklarohet kundër lirisë së Kosovës. Ambienti sportiv ishte: një televizor në lagje me antenë të modifikuar rrotë bicikle (bandash bilispici), shumë spektatorë, nga shumë familje, të vjetër, të ri e fëmijë, të shtrirë, dikush në shilte, e të tjerët në qilim, kryq e tërthur, po të vinte nevoja fiziologjike e kishe vështirë të arrije te dera e daljes, krahas nervozave të bezdisjes. Të shtrirët nuk duhet ta ngrisnin kokën, sepse pengonin të tjerët, por një gol i shënuar i ngriste në këmbë këta spektatorë simpatizantë me britma të pakontrolluara, përderisa simpatizantët e ekipit të kundërt shpërthenin me të shara. Diskutimet për Gjaiqin (lojtar serb) shpërthenin me emocione e britma, edhe me konfrontime. Komentatorët flisnin me zë të lartë, shqip apo serbisht, të pakuptueshëm nga spektatorët, por edhe ashtu përcillnin emocione. Edhe tifozët komunikonin, ashtu siç dinin se në fakt asgjë nuk dinin. Për ta mundur zërin në maksimum të televizorit, bërtitnin edhe më shumë e asgjë nuk dëgjonin e nuk kuptonin. E gjithë kjo zhvillohej gjatë ditës, kur misri priste mihjen, sana ishte në livadhe, bagëtitë blegërinin, tifozët shihnin ndeshjen, debatonin dhe kishin emocione më shumë se spektatorët në stadium. Tifozët ishin besnikë të klubeve, njiheshin publikisht: filani navijat (është tifoz) i Cervena Zvezdës, fisteki navijat për Hajdukun,… Ishin duke shikuar sport, vëllau i vogël ngucet, vëllau i madh e rraf, babai i tyre i norvozuar, i bie me dru televizorit dhe shpërthen flaka, por pa pasoja tjera, përveç televizorit të shkrumbuar, që në at kohë ishte vlerë e konsideruar materiale, nuk kishte çdo familje televizor. Një grup ndërtimtarësh e vendosnin radion lart në kulm, me zë të lartë, në komentim të ndeshjeve sportive! Ndërkohë shpërthente edhe muzika e stilit të Sinan Vllasaliut, në fakt Sinan Vllasaliu këndon në stilin e muzikës serbe, me pesimizëm, me depresion, duke i kënduar tradhtisë, duke vajtuar. Hahaha E kundërta e saj është muzika jonë ku këndohet me optimizëm, hare, i këndohet dashurisë, lumturisë!

Tifozët sportive, sot janë tifoz subjektesh, ata të Cervena Zvezdës janë tifoz të Albinit, ata të Hajdukut janë të Vjosës dhe këta të Partizanit janë të Lumirit. Ekipet e futbollit ishin ekipe jugosllave, politikanët janë mbeturina jugosllave. Ku Vjosa? Me Albinin e Cervena Zvezdës a me Lumirin e Partizanit. Sa ishte me Albinin, kundër interesave kombëtare, institucionale, ekonomike dhe morale, ishte një yllk, shumë e çmuar, duke e identifikuar me heroinat kombëtare. Kundërvajtjet, hipokrizinë, korrupsionin, të kaluarën e ligë, ngritjen duke tradhtuar Thaçin, Sejdiun, LDK-në, tifozët nuk i vlerësonin. Vjosa nderonte ,,Heroinat”, por jo HEROINAT! Të dhunuarat, u shpallën ,,heroina”! Të dhunuara, janë viktima, ato janë dhimbje, ato janë tragjedi, por jo ,,Heroina”! Asnjë homazh te Heroinat e vërteta, asnjë tubë lule te Xhevë Krasniqi, Myrvete Maksutaj, Hanumshahe Zymberi, Mukadeze Lika, Hyrë Emini, Yllka Domi, …! Erdhi një moment që tradhtarët tradhëtuan njëri tjetrin (normale për karakterin e tyre, për mua e pritshme): Vjosa Albinin dhe Albini Vjosën! Tifozët shpërthyen nga ekipet: këta të Cervena Zvezdës kërkuan edhe vdekjen e Vjosës, e akuzuan për tradhëti, e akuzuan për mungesë efikasiteti, montuan edhe video poshtëruese, nga ,,heroine”, brenda ditës u kthye në tradhtare e shumë e poshtër,  këta të Hajdukut të Vjosës, nga frika e humbjes së interesave, dhe në pamundësi që ta parashohin të ardhmen,  janë më të përmbajtur, Donika SchWarz e Faton Peci e braktisën (tradhtuan) Vjosën,  këta të Partizanit të Lumirit, i hapën dyert për Vjosën, duke i dëshiruar mirëseardhje (nëse ajo ju vjen).

E përbashkët e këtyre ekipeve janë: urrejtje ndaj vlerave kombëtare, armiqësi me politikën në shtetin Amë, përçarje e shqiptarëve në Kosovën Lindore, armiqësi me Hero Ali Ahmetin dhe në aleancë me politikën armiqësore të Maqedonisë, urrejtje ndaj heronjëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përderisa ekspozohen në Prekaz e Reçak, në krah të Prokurorisë Serbe, kundër heronjëve në Hagë. Si Prokororia Serbe edhe Albin Kurti tha: …ka kryer krime Serbia, por krimet më monstruoze i ka kryer Ushtria Çlirimtare e Kosovës!”, Albulena Haxhiu i thotë kriminel Hero Kadri Veselit, ndërsa Donika Schwarz deklarohet me pompozitet se ka dorëzuar materiale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën e Hagës. Tifozërisë nuk ju bënë përshtypje as Kosova pa institucione, as sabotimet në ekonomi, as dëmtimet në diplomaci, as reflektimi negativ i udhëheqësve, as organizimi i shpërnguljeve, as depresioni masiv, as përçarjet, por gojën plotë:Albin Baba! Ka pas shumë monark, por nuk kanë pranuar të thirren ,,babë”, sepse është atak në vlerat morale familjare! Megjithatë ,,tifozët”, janë ,,tifoz”. Pa tru? Tifozët e Hajdukut e konsiderojnë Vjosën Mbretëreshë, pa e potencuar asnjë vlerë, sepse vlera nuk ka. Vjosa në përpjekjen e çmendur, që ta sigurojë edhe një mandate presidente, u ekspozua me Edi Ramën, u ekspozua në protestën në mbrojtje të çlirimtarëve, që ngjalli alergji te mbeturinat jugosllave. Ishte e kundërt me veten e saj. Hipokrite. Duke bërë përpjekje të bëhej luaneshë, ra për tokë. E Partizani i Lumirit ka mbet me pak tifoz, ,,selaqka liga”, sepse tifozët ja ka marr Cervena Zvezda e Albinit, me ekspozim dhe veprime më të efektshme kundër vlerave kombëtare, institucionale, ekonomike dhe kombëtare. Përmend një emër heroi dhe shpërthen tifozëria naive, pa argumente në etiketim dhe gjykim! Nuk shohin lajm, nuk bëjnë analizë. Gjykojnë pa argumente, pa bazë!  Hahaha Tragjikomedi me pasoja për Atdheun!  Më shumë se për të qeshur, është për të vajtuar!

Kontrolloni gjithashtu

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit

Fatmir Arifi: “Liri o vdekje”: një jetë rezistence e Profesor, Jakup Krasniqit

Qëndrimi i profesor Jakup Krasniqit, nga burgu i Hagës, për Epopenë e Jasharëve, nuk është …