Ramush Haradinaj takon ambasadorin francez, kërkon mbështetje për integrimin euroatlantik dhe anëtarësimin në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe sfidat me të cilat përballet vendi. Gjatë takimit, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e rolit aktiv të Franca në mbështetje të Kosovës, veçanërisht në këtë fazë të ndjeshme politike dhe gjeopolitike për rajonin. Ai ka kërkuar përkrahje konkrete për avancimin e proceseve integruese euroatlantike, duke vënë theks të veçantë në anëtarësimin e Kosovës në NATO, rritjen e njohjeve ndërkombëtare dhe forcimin e subjektivitetit të shtetit në arenën ndërkombëtare. Në fund, Ramush Haradinaj ka shprehur mirënjohje për angazhimin e ambasadorit Guérot dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të Francës në mbështetje të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kushtetuesja: Dekreti i Presidentes nuk prodhon efekt juridik – deputetët kanë 34 ditë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin lidhur me kërkesat KO72/26 dhe KO74/26, …