Agim Ramadani

Më 11 prill të vitit 1999,  në Frontin e Koshares, në Dukagjin, ka rënë dëshmor,  Agim Ramadani, komandant i Brigadës 138 të Zonës Operative të Dukagjinit

Më 11 prill të vitit 1999,  në Frontin e Koshares, në Dukagjin, ka rënë dëshmor,  Agim Ramadani, komandant i Brigadës 138 të Zonës Operative të Dukagjinit. Gjatë luftës së UÇK-së, Agim Ramadani luftës u dëshmua strateg ushtarak  dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte në mesin e komandantëve që kishin projektuar planin  për thyerjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, të cilin e mbante nën kontroll të fortë dhe me arsenal të jashtëzakonshëm ushtarak armata e kriminelit Millosheviq. Palët ndërluftuese në Frontin e Koshares kanë qenë të pabarabarta, por UÇK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë dhe prapavija e çlirimtarëve ishte më e sigurt. Pas një beteje të ashpër, UÇK-ja arriti të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e të zmbrapsë ushtrinë jugosllave. Për 70 ditë radhazi në luftimet e përditshme, Brigada 131 “Agim Ramadani”, çlirimit të Kosovës i ka dhënë 140 dëshmorë në mesin e tyre edhe tre luftëtarë internacionalistë, nga Italia, Françesko Bider,  nga Franca, Pjer Arno Pajar  dhe nga  Algjeria, Murad Muhamet Ali. Në mesin e komandantëve të njohur kanë rënë edhe Salih Çeku, Abaz Thaçi e të tjerë.

Më 11 prill  të vitit 1999 kanë rënë dëshmorët:  Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron mbërrin në Mal të Zi para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mesazh i fortë për integrimin evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Mali i Zi në prag të Samitit …