Drejtues të institucioneve kanë bërë homazhe në Prishtinë

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve, në Komunën e Prishtinës janë bërë homazhe nga drejtues të institucioneve të larta dhe të partive politike. Para shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajazitit, në Prishtinë kanë bërë homazhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës dhe personalitete tjera dhe qytetar të shumtë. Heroi i Kombit, Zahir Pajaziti u vlerësua nga të gjithë për rolin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në organizimin e luftës clirimtare në momente tejet të vështira.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …