Tefta Cami

Tefta Ahmet Cami: Sot është 5 Maji, dita simbolike e të rënëve dëshmorë të Atdheut gjatë Luftës së Dytë Botërore

Sot është 5 Maji, dita simbolike e të rënëve dëshmorë të Atdheut gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kjo është vënë me 5 Maj, në datën të vitit 1942, kur ka rënë dëshmorë Qemal Stafa “Hero i Popullit”.
Ne fëmijët e familjet e dëshmorëve e përkujtojmë këtë datë simbolike për të gjithë dëshmorët e LANÇ-re. Unë përkujtoj edhe datën e rënies dëshmorë të Atdheut për Ahmet Fet Camin, babait dhe për Fasli Fet Camin, xhaxhait dhe të 12 kushërinjve të babait tim të rënë dëshmorë!
Pas viteve ‘90-të ne pasardhësit e dëshmorëve ndihemi të papërkrahur dhe po e theksoj, na i kanë rivrarë e rivrarë në pafundësi ata të djathtë që mohojnë LANÇ-re, që ka qenë e vazhdon të jetë një nga epopetë e lavdishme të Shqipërisë, të udhëhequr nga Fronti Antifashist me Enver Hoxhën në krye, që u lidh me fitimtarët e më aleatë të mëdhenj si me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe BS, që mbajti barrën kryesore të Luftës së Dytë Botërore kundër forcave pushtuese nazifashiste.
Na i kanë rivrarë edhe disa historianë, që janë shprehur, se “ushtria fashiste italiane nuk erdhi si pushtues, por për t’na sjellë kulturë”, apo “ushtria naziste gjermane ishte kalimtare në Shqipëri”.
Na i ka rivrarë edhe ish-presidenti i PD-ës, që ka dekoruar shqiptarët, që kanë bashkëpunuar me dy pushtuesit nazifashist. Me aktin e dekorimit nga ish-presidenti, ka dhënë si mesazh: “Ata që tradhëtojnë mëmëdheun, do të vlerësohen si patriotë!”
“Ata që kanë luftuar e luftojnë për mbrojtjen e mëmëdheut, janë shvlerësuar dhe etiketuar si tradhëtarë!”
Gjatë 36-të viteve kanë ndryshuar vendet e nocioneve të etikës dhe moralit në Republikën e Shqipërisë. Pse? Pse? Pse pa fund?
Ato dy pushtues erdhën me forca ushtarake të armatosur me tanke e avionë gjuajtës me predha, që kanë vrarë 28.000 dëshmorë përveç viktimave, djegieve e shkatërrimeve.
Të rënët luftuan me shumë përkushtim dhe sakrifikuan edhe jetën për një Shqipëri të lirë e të pavarur dhe demokratike!
Lavdi të përjetëshme dëshmorëve të LANÇ-re!
Tefta Ahmet Cami
Tiranë, e hënë, 4 maj, 2026

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Tafilaj

Ramiz Tafilaj: AAK-ja përballë sfidave të reja

Në politikën kosovare ka pak parti që kanë kaluar nëpër aq shumë sfida, transformime dhe …