Nuredin Lushtaku ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur sot në Skenderaj, ku u raportua për një përplasje mes Sami Lushtaku dhe Hysni Mehani. Në një prononcim për media, Nuredin Lushtaku tha se nuk beson që Sami Lushtaku ka ushtruar dhunë fizike ndaj Mehanit, duke pretenduar se incidenti, sipas informacioneve që ka marrë, ka ndodhur nga qytetarët. “Qysh ka ndodhë dhe tek ka ndodhë nuk e di. Unë çka kam kuptu prej njerëzve, është që e kanë rreh qytetarët”, deklaroi ai. Ai shtoi se, sipas tij, nëse Sami Lushtaku do të kishte dashur ta sulmonte fizikisht Mehanin, do ta kishte bërë më herët. “Nuk e besoj që Sami Lushtaku e ka prek me dorë. Nëse flasim shumë thjeshtë si qytetar, ndash me politikë ndash pa politikë, kur t’i teket e nxen e rreh shuplaka gojës, ka mujt me rreh moti. Po nuk besoj që e ka prek me dorë”, është shprehur Nuredin Lushtaku.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
