Gjatë viteve të ‘70-‘80-ta lexonim dhe shpërndanim libra me përmbajtje atdhetare: Lidhja e Prizrenit, Lëvizja Kaçake, Gjarpnijt e gjakut, Mic Sokoli, Shota dhe Azem Galica, Titistët! Kët”ishin libra shumë të kërkuara, me dozën e lartë të rrezikut, për t’u zënë e ndëshkuar. Në vitin 1989 u burgosëm dhe u torturuam për ta pranuar se kishim lexuar Mic Sokolin! Dikush nga ne u gjymtua për jetë!
Në vitin 1991 shkova në Shtukenbrok të Gjermanisë, në një dhomë të vogël bodrumi, të pandriquar mirë, gjeta një libër, Mic Sokolin! U emocionova, sepse ishin libra shumë të kërkuar, por edhe u bëra kurrioz e kujt është? Brenda kopertinave me shkrim dore ishte shkruar Zejnullah Zejna! Më vonë gjeta edhe libra tjerë me emrin e Zejnës: Shota dhe Azem Galica, Oso Kuka, Pushka top Bajram Curri! Zejnën fillova ta simpatizoj pa e njohur! Kur e takova gjeta cilësitë më të mira njerëzore, shpirtin e butë, i pëlqyeshëm, i afërt, i sinqert, modest, i shoqërueshëm, energjik! Biseduam ngrohtësisht për njerëzit atdhetar që i njihnim.
Kur e lexova Oso Kukën gjeta ngjajshmëritë me Hero Rexhep Bislimin , e solla fshehtas, me dozën e rrezikut dhe ja dhashë Rexhës! Libri i Dëshmor Zejnës ra në dorë të Dëshmor Rexhës!
Ne gjejmë lidhjet edhe të Mic Sokolit me Zejnën! Mic Sokoli nga Malësia e Gjakovës lufton në rrethinën e Ferizajt, Zejna nga rrethina e Ferizajt lufton në Malësinë e Gjakovës, të dy luftuan me top, të dy u dogjën nga zjarri i topit, të dy luftuan për lirinë e Shqipërisë, të dy më të shtrenjtën, jetën, ja falën Shqipërisë! Heronjtë tanë kishin vetëdije të lartë, largpamësi, përkushtim deri në vetëflijim! Zejna la rehatinë e Gjermanisë, për të luftuar për liri, fitoi pavdeksinë.
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Lavdi Dëshmorëve!
Lavdi Dëshmorit Zejnullah Zejna!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
