Ali Hertica

Mr. Ali Hertica: Llojet dhe ndryshimet e Kushtetutës

Sot mund të mbështetemi në materiale më të pasura, siç janë, ndër të tjera, materialet mbi qeverisjen parlamentare, të cilat e bëjnë më të larmishëm diskutimin mbi raportet që duhet të ekzistojnë ndërmjet pushtetit legjislativ dhe pushtetit ekzekutiv. Ndërsa klasikët ngulnin këmbë për një ndarje të thellë ndërmjet pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv, sot balancimi i pushteteve është në rend të ditës.

Ne nuk do t’i hyjmë një diskutimi të tillë, por do të njihemi vetëm me disa momente të rëndësishme. Në traditën e konsoliduar parlamentare të Evropës nuk ekziston rreziku i despotizmit. Në vend të kësaj, qëndron nevoja për të siguruar dhe nxitur aftësinë funksionale të pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv.

Duhet të bëhet fjalë për sigurimin dhe nxitjen e interesave të përbashkëta kombëtare, si: propozime të arsyeshme për ligjet dhe buxhetin, debate reale në parlament, vendime konsekuente dhe afatgjata, zbatimin sa më të mirë të ligjeve të miratuara në parlament, si dhe mundësinë për ndarjen e qartë të përgjegjësive.

Në vendet me probleme më të thella dhe me sfond të ndryshëm historik e politik, qendra e gravitetit të problemeve dhe e mendimeve mund të jetë krejtësisht tjetër. Afrika e Jugut mund të shërbejë si shembull. Kur u hoq regjimi i aparteidit dhe duhej të vendosej kushtetuta e re, vendi karakterizohej nga kriminaliteti, dhuna, varfëria, pabarazia dhe rreziku i shpërthimit të konflikteve racore e etnike.

Polet kushtetuese këtu qëndronin përballë njëri-tjetrit. Nga njëra anë ishte i ashtuquajturi modeli i drejtësisë, me një katalog të drejtash që duhej t’i mbronte qytetarët nga ndërhyrjet e shtetit. Njëkohësisht, shteti duhej të ishte unik dhe i fortë, i bazuar në qeverisjen e shumicës, ndërsa kushtetuta duhej t’i obligonte qeveritë e ardhshme të ndërmerrnin veprime pozitive (“affirmative action”), me objektiv drejtësinë në shpërndarje. Përballë këtij modeli qëndronte modeli i konsensusit.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: NË MBËSHTETJE TË SHKRIMIT TË LUAN RAMËS – PËR ZVËRNECIN

Me të drejtë dyshon populli, dyshoj edhe unë! Zvërneci i shqiptarëve apo i ardhacakëve? Shtrohen …