Fatmir Limaj për rrugën Arllat–Malishevë: Për dy dekada qytetarët janë përballur me të njëjtin problem

 Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar rrugën rajonale Arllat–Malishevë, ku së shpejti pritet të nisin punimet për rikonstruktimin e saj. Gjatë prononcimit për media, Limaj ka theksuar se banorët e kësaj ane kanë pritur me vite për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, duke rikujtuar gjendjen e rënduar të kësaj rruge. “Që 20 vite është kjo rrugë kështu”, u shpreh ai, duke nënvizuar nevojën për ndërhyrje konkrete dhe përfundimin e pritjes së gjatë të qytetarëve. Rruga Arllat–Malishevë konsiderohet një segment i rëndësishëm rajonal, pasi lidh komunën e Drenasit me atë të Malishevës, duke lehtësuar qarkullimin e përditshëm të banorëve dhe aktivitetin ekonomik ndërmjet dy zonave. Fillimi i punimeve për rikonstruktimin e saj pritet të përmirësojë sigurinë dhe kushtet e lëvizjes për të gjithë shfrytëzuesit e kësaj rruge.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Kristofer  Hill: Jam i zhgënjyer me vendimin e Speciales, avokatët duhet të planifikojnë hapat e radhës

Ish i dërguari Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë–Serbi, diplomati Kristofer Hill, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale …