Po bëhet një muaj nga shpërthimi “FLAMINGO” në qiellin e hapur shqiptar. Si për çudi gjithçka doli njëherësh në skenë, thua se “Armët Kimike zbritën edhe njëherë me telallë rus e gjithfarë feje
Tregimi, Regjia, Skenografia, Rekuizitat (ah rekuizitat: flamingot,pronat, Zverneci, Kakomeja, Rrjolli, qershia e hematisur mbi tortën e shpifur prona e pronarë, Grimi dhe Maskat. Bashkë me të gjitha derdhjet erdhi Publiku. Ai u derdh rrëke temenaje sheshit. Ç’është e vërteta e begatojë atë, e fisnikëroj, me një fjalë e pastroj nga jargët Berishiste me qytetarinë e një shprese që rri e pret kudo në popujt me demokraci të zhvilluar.
Me sytë e një qytetari që rri në Prishtinë nuk ka se si mos ta shihja këtë rrëke gjërash të njëhershme si një dramë alla “armësh kimike” e cila po ngjitej në skenën shqiptare për ta tronditur atë, për ta ç’ekuilibruar, për ta bërë vonë për trenin e kohës. Për kaq po ndjeja dhimbje për Shqipërinë tonë të aq halleve,e cila më në fund kishte gjetur ritmin e orës vjerrur në murin e popujve.
Masovizimi i proestës lakoniozon leximin deri në masë pranushmërie se, shoqëria brenda saj paska akumuluar mjaftushëm për të aspiruar nivele e standarde më të mira funksionimi të brendshëm. Kjo do i ndodhte kujtdo po të mos ishte përvoja e diverzionit rus etj me rastin e Armëve Kimike. Anipse gjithçka që fliste në sfond më bënte ta shihja stof të stisur që po ngurronte ta shfaqte fytyrën, megjithatë brenda meje vinte një dëshirë shprese: që qytetaria e cila po defilonte sheshin e Tiranës të mund ta kthente gjithë gjënë e stisur agjenturash në një fitore shqiptare së paku të prodhimit të një opozite reale (pa të cilën Shqipëria është akoma sot).
Tani që epizmi i këtij tërmeti në gotë të zbrazur po i mbledh cepart revolucionit, komikja e tij po hap margaritarët e magjes të millit të shumë ujemeve, të cilin zor se mund ta gatuaj kush e ta farkojë në një strukturë fryme politike.
Fragjiliteti i gjithë gjëse nuk është se kemi të bëjmë me rryma e ideologji të ndryshme brenda protestës, por se kemi të bëjmë me duar e interesa të ndryshme të të huajve që e duan protestën për gjeopolitikat e tyre.
Hezitimi i organizatorëve për të dalë nga skuta, hapur me zë e figurë, me platformë e qëllime e lodhë protesten, e zhgënjen qytetarin dhe lë vend për reflektim. Masat qytetare që protestojnë e duan Shqipërinë për trashëgimin e tyre krenare, të jetushme për fëmijët e tyre dhe jo për masën e agjenturave të huaja. Kjo gropë që nuk po mbushet nga të mbeturit në thellësitë e skutave e shëndërron komiken e protestës në tragjiken e revolucionit “FLAMNGO”.
Pak ka rëndësi sot protesta u stis a lindi. Ajo është këtu në kokat dhe emocionet tona, në brengat dhe dëshirat tona. Të paktën të prodhonte një brum opozitar. Me sa duket do mbetemi edhe pa këtë.
Në qiellin e hapur ka shumë vend për yje.
Qielli u hap. Kësaj radhe i ra Shqipërisë sonë ta vuaj vërshimin e lloj lloj ushtrie nga virtuale e deri në sistemike të terenit real. Gjithçka në një linjë për habinë e vet të kundërtave dhe armiqësive, interesave, motiveve e qëllimeve. Sheshi entuziazmoi gjithë kujdestarët e kacavjerrjeve të radhës. Jargët vërshuan studiot. Terenet e kollajshmeu bënë mashtrimin e madh. Të babëziturit u turrën për hisen e tortës përdorur nga hijet hijena. Lubonjët e Dritanët, Shehaj, Lapajt e Qorrët renden në sfioadën promovuese. Ç’e do! Atje në teren nuk u shkojë kungulli mbi ujë. Dikush nga hijet ua fundoste. Rënja e intenzitetit të protestës i vuri autorët në alarm. Të ndikuar nga kërkesat nëpër studio mediash guxuan ta përzgjedhnin një folës. Përmes pesë pikave të deklamuara nga Goxhaj në emër të tyre, ata dëshmuan mungesë të madhe, njohjeje politike, guximi politik dhe besimi në veten e tyre.
Pse druhen të dalin në skenë? Kjo ështl pyetja e madhe.
U thirrën në revolucion dhe nuk patën revolucionarë t’u prijnë në përballje!
U thirrën në ambientalizëm. I harruan Flamingot Nartës për qershitë e e pshurrta të pushtetit që Tiana i mba vjerrur për çdo lakmitar!
U thirrën në prona e të drejtë pronësie, nxitën diskurs dhe përfunduan në kënetën e kërkimit të pushtetit në tavolinë!
Kjo uvertyrë shërbimesh armiqësore që gjeti lehtësisht shtrat ku të ndërtojë teren e zhvillime më brengos mua si qytetar dhe këdo që e ka Shipërinë për fëmijët e vet. E duhet ta angazhojë politikën e shtetin të gjej defektet që akumuluan këto energji? shpërthyese gjysmë të zgjuara.
Të reflektohet është detyra bazike e një shtetari ( punë që kam besimin që askush më mirë se Edi Rama nuk e bënë në shekullin tonë të politikës), derisa detyra e shtetit të mbrojë veten nga duart armiqësore dhe tetakulat e tyre.
Prodhimi i armiqëve nga politika është shërbim i keq për vendin. T’i japim Cezarit atë që i takon. Këto janë orët e shtetit kujdestar e në punë. Dhe ai po e bënë punën mirë. Ankorimi i anijes pa thyer velat e çarë traun çshtë fitorja që sot po duket sheshazi në duart e shtetit tonë.
Kam menduar sa e sa herë si do të dukej kryeministri i vendit tim, i Shqipërisë e i shqiptarëve? Gjithmonë kam dashur ai të jetë një ardhje me kulturë Noliane, me atdhedashuri Rilindasëse dhe me sjelljen e intelektin Frashëlli. Një i iluminuar që vjen nga soj shtetbërësish me kapacitetet për t’u dëgjuar nga miqtë e që ia del ta ul kurbën e armiqësisë te armiqt.
A është Edi Rama drejtuesi që e pikturoj çdo ditë e çdo orë në kokën time?
Më duhet të them: nuk shoh një të dytë.
Koha do bëjë Shqipëri më të mirë, rrotacionet do ngrejnë pushtetarë e pushtete më të mira nga sa kemi sot, por një gjë që nuk e sjellin dotë kohët është e sotmja jonë të cilën po e gdhendin shqiptarët mençur me miqtë nën drejtimin jo thjeshtë të Edi Ramës, sepse Ramën sot unë e shoh matrie filozofike, e shoh Aspiratë shqiptare, Rrugëtim i mençur shqiptar me shpatulla rajonale.
Për fund do bashkoj armët me z. Labinot Bislimi te trajtesa e tij “Vendi i flamingove apo vendi ii Shqiponjave”
Edi Rama dhe shqiptarët anë e kënd duhet ta duan Shqipërinë vend të shqiponjave, për simbol të lirisë, guximit dhe vizionit!
Ne duhet të guxojmë të ecim në krah të botës së madhe!
Lum kush e çon zërin e Shqipërisë në folen e zotërave!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
