Irlanda merr Presidencën e BE-së, por pa premtime konkrete për avancimin e aplikimit të Kosovës

Irlanda ka marrë nga 1 korriku Presidencën e radhës të Këshillit n[ Bashkimin Evropian, duke pasuar Qipro. Megjithëse Dublini ka ritheksuar mbështetjen për zgjerimin e BE-së, nuk ka dhënë asnjë premtim konkret për lëvizjen e aplikimit të Kosovës për anëtarësim. Në një përgjigje për media, Presidenca irlandeze ka deklaruar se do të mbështesë përparimin e të gjitha vendeve kandidate dhe kandidate potenciale, përfshirë Kosova, drejt anëtarësimit në BE, me kusht që të përmbushen kriteret dhe reformat e kërkuara. Ndërkohë, në programin e saj gjashtëmujor, Irlanda ka veçuar përparimin e Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia, pa përmendur hapa konkretë për aplikimin e Kosovës, i cili që nga dorëzimi në dhjetor 2022 ka mbetur pa lëvizje. Kosova ndërkohë po përballet edhe me sfida në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së, pasi sipas kryenegociatorit Jeton Zulfaj, gjashtë nga 13 reformat me afat shtesë nuk janë përmbushur, duke rrezikuar humbjen e mbi 40 milionë eurove fonde nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami kritikon ashpër LVV-në: Arsyetime banale që po e mbajnë Kosovën pa institucione

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka drejtuar kritika të forta …