Naim Ymeri: Pavarësisht sfidave gjatë e pas luftës, RKL dha maksimumin për informim të popullatës anekënd Kosovës

Më 8 korrik shënohet përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Naim Ymeri

Me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-eprorit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës  dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës , Naim Ymeri, familja, bashkëluftëtarët, miqtë dhe Këshilli Organizativ organizojnë homazhe përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Naim Ymeri do të kujtohet për kontributin e tij të çmuar në luftën për liri, si dhe për shërbimin e përkushtuar në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës. Ai mbetet një nga figurat e respektuara të UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar atdhetarie, profesionalizmi dhe përkushtimi ndaj vendit.

Ftohen familjarët, bashkëluftëtarët, veteranët, përfaqësuesit e institucioneve dhe të gjithë qytetarët që, me pjesëmarrjen e tyre, të nderojnë kujtimin e të ndjerit.

Data: 8 korrik 2026
Ora: 12:00
Vendi: Varrezat e fshatit Gllogoc, Komuna e Lipjanit

Me respekt,

Në emër të Këshillit Organizativ

Bahtir Troshupa
Ish-Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar (UNIKOMB)

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha: LAJM I PAPRITUR: Ndarja nga jeta e Elbasan Shoshajt

Elbasan Shoshaj ia kushtoi tërë jetën atdheut, duke qenë pjesë e veprimtarisë së fshehtë kombëtare …