Kryetari Haliti përuron parkingun e ri për biçikleta në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike dhe Emergjenca, Arton Musliu, përuruan parkingun e ri për biçikleta, një investim që synon të promovojë transportin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ky parking u mundëson qytetarëve që përdorin biçikletat t’i parkojnë ato në mënyrë të sigurt, duke krijuar kushte më të mira për lëvizjen me biçikletë në qytet.

Me këtë rast, kryetari Haliti theksoi se Komuna e Vitisë do të vazhdojë investimet në krijimin dhe përmirësimin e shtigjeve për biçikleta, me qëllim inkurajimin e përdorimit të tyre si mjet transporti, uljen e përdorimit të automjeteve dhe kontributin në mbrojtjen e mjedisit.

Ky projekt është realizuar nga Komuna e Vitisë, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjenca, me mbështetjen e institutit EDUTASK dhe Fondit Global për Angazhimin e Komunitetit (GCERF).

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka takuar Drejtorin e Rrjetit në KEDS, Turan Kocabayraktar

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka njoftuar se të premtën është takuar …