Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i komunës së Malishevës, organ i Kuvendit të Komunës, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë urgjente për këtë vit, në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, shumica e të cilave janë rekomanduar për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës.
Mbledhjen e ka kryesuar kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Fatmir Ademaj. Pas shqyrtimit të materialeve, anëtarët e Komitetit, unanimisht, kanë rekomanduar për procedim në Kuvend pikat e parapara në rendin e ditës.
Po ashtu, Komiteti ka rekomanduar për shqyrtim në Kuvend edhe kërkesat e paraqitura nga Kryetari i Komunës, të cilat do të jenë pjesë e rendit të ditës në seancën e ardhshme.
Gjatë mbledhjes, njëra nga pikat e rendit të ditës është shtyrë për shqyrtim në një mbledhje të ardhshme, ndërsa Komiteti ka miratuar edhe disa kërkesa të paraqitura nga qytetarët, në përputhje me kompetencat e tij.