Manifesta vazhdon të lidhë qytete, ide dhe njerëz

Manifesta vazhdon të lidhë qytete, ide dhe njerëz, duke dëshmuar se kultura është një nga format më të fuqishme të bashkëpunimit evropian.

Në 30-vjetorin e Manifestës, në Essen të Gjermanisë, kryetari Rama takoi znj. Hedwig Fijen, themeluese dhe drejtoreshë e Manifestës, me të cilën biseduan për rrugëtimin e kësaj platforme unike kulturore, ndikimin e saj në transformimin e qyteteve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit kulturor në të ardhmen.

Manifesta 16 vazhdon të bashkojë artin, arkitekturën dhe qytetet, duke e kthyer kulturën në një forcë për transformim urban dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Prishtina mbetet pjesë e këtij vizioni evropian, ku kultura vazhdon të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe të transformojë qytetet, ka shkruar në Facebook, kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti përuron parkingun e ri për biçikleta në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike dhe …