Lumir Abdixhiku mbijeton në Kuvendin e LDK-së, ruan postin e kryetarit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur ta ruajë pozitën në krye të partisë pas zhvillimeve në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së. Delegatët kanë vazhduar punimet e Kuvendit, ndërsa procesi nuk ka rezultuar me shkarkimin e Abdixhikut nga posti i kryetarit, duke i dhënë atij mundësinë të vazhdojë drejtimin e partisë. Në fjalimin e tij para delegatëve, Abdixhiku tha se çdo vendim i marrë gjatë mandatit të tij, që nga marrja e drejtimit të LDK-së në vitin 2021, ka qenë i motivuar nga interesi i partisë. Ai theksoi se rrugëtimi në krye të LDK-së nuk ka qenë një angazhim individual, por një proces i ndërtuar së bashku me strukturat dhe anëtarësinë e partisë, duke falënderuar delegatët për besimin dhe mbështetjen. Abdixhiku i ka mbijetuar votimit: 169 kundër shkarkimit, 152 pro shkarkimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Anëtarësimi në NATO, alternativa strategjike e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me Jörn …