Hazir Mehmeti: BATAJNICË E ZEZË

Në fushën e zezë vrisnin qiellin  
Ra zi e tmerr, verboi dhe diellin  
 
Korbat e zi të shkau barbar 
Krrokatin mbi Batajnicë mbi një varr  
 
 Gjiri në buzët e foshnjës ngrirë  
 Nëna më tutje pa kokë e shtrirë 
 
Ku të kam Shqipja ime s’po mund të flas  
Gjiri më derdhët, ah, zemra më plasë 
 
Eh, pika gjaku porosi ju lë sot  
Agimin ta varrosni pa vaje e pa lot   
 
Shkau gjithmonë ishte i pa besë, i zi   
Bishë pa tru që gjakun e foshnjave pi   
 
Çka bënë shkau s’e bën njeriu, na mësoi historia   
të fortë tok besa- besë, na thërret ardhmëria  
 
Dardania e lashtë u la me gjak e lot 
Shtati i saj vigan nuk gjunjëzohet dot  
 
Shtat pash nën dhe të djegur e grirë  
Lapidar pavdekësie në Kosovën e lirë! 
Vjenë 

Kontrolloni gjithashtu

“Portrete Krijuesish” – Forumi i Intelektualëve të Shtimes i kushtoi një tryezë të veçantë jetës dhe veprës së profesor Ahmet Qeriqit

Në kuadër të veprimtarive të Panairit të Librit 2026, Forumi i Intelektualëve të Shtimes organizoi …