AKB-ja: Qumështi vendor të vlerësohet me analiza, jo me politikë

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar ndaj debateve politike rreth cilësisë së qumështit dhe produkteve vendore. AKB-ja vlerëson se deklaratat politike mund të dëmtojnë besimin e konsumatorëve dhe të ndikojnë te fermerët e prodhuesit kosovarë. Sipas kësaj organizate, në rast se një produkt nuk i përmbush standardet, përgjegjësia duhet të kufizohet te produkti konkret dhe jo të përgjithësohet për të gjithë sektorin. AKB-ja kërkon që qumështi vendor dhe ai i importuar t’u nënshtrohen kontrolleve të njëjta dhe transparente. Në reagimin e saj, organizata thekson se cilësia e produkteve duhet të përcaktohet përmes analizave dhe fakteve, e jo përmes përplasjeve politike. “Qumështi vendor nuk është armë politike”, thuhet në reagim. AKB-ja ka bërë thirrje që fermerët dhe prodhuesit vendorë të mos dëmtohen nga debatet politike dhe që produktet “Made in Kosovo” të mos shndërrohen në objekt të përplasjeve politike.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja dhe AAK-ja i kanë ruajtur komunat ku kanë qeverisur gjatë mandatit të kaluar

Opozita paralajmëron rrugën dhe protestat: “Nuk mjaftojnë më institucionet”

Përplasja politike për konstituimin e Kuvendit po merr përmasa të reja, duke rrezikuar të bartet …