IKD alarmon për vendimet e Qeverisë në detyrë: “Tejkalohen kompetencat”

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka shprehur shqetësim për vendimet e miratuara nga Qeveria në detyrë më 12 gusht, duke vlerësuar se një pjesë e veprimeve të saj tejkalojnë rolin që mund të ushtrohet në këtë fazë. Sipas IKD-së, problem shtesë paraqet vazhdimi i ushtrimit të funksioneve qeveritare nga persona që tashmë kanë marrë mandatin e deputetit. Instituti i referohet nenit 72 të Kushtetutës, i cili përcakton papajtueshmërinë mes mandatit të deputetit dhe funksionit ekzekutiv. IKD thotë se në mbledhjen e 12 gushtit janë marrë vendime për qiradhënie të pronës publike deri në vitin 2033, shpronësime dhe ndarje të mjeteve financiare, duke vlerësuar se këto nuk lidhen vetëm me administrimin e zakonshëm. Instituti kërkon që Qeveria të kufizohet në çështjet e domosdoshme dhe të paraplanifikuara. Gjithashtu, kërkon që vendimet e marra më 12 gusht të pezullohen përkohësisht deri në shqyrtimin e përputhshmërisë së tyre me ligjin. IKD ka kërkuar edhe anulimin e procedurave të reja për emërime dhe përbërjen e komisioneve të pranimit.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi: Mbrojtja e Kushtetutës është obligim i të gjithëve, Kosova nuk është pronë e LVV-së

Zyrtari i opozitës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke …