Kryetarët e grupeve parlamentare të PDK-së dhe AAK-së, Arian Tahiri dhe Besnik Tahiri, kanë dorëzuar kërkesë për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit nesër në ora 11:00. Kërkesa i është adresuar deputetit më të vjetër, Avni Dehari, që të thërrasë vazhdimin e seancës. Arian Tahiri tha se PDK-ja kërkon që Dehari ta ushtrojë detyrën e tij dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit. Sipas tij, propozimi për seancën e nesërme u është dërguar edhe partive të tjera, ndërsa deri tani e ka konfirmuar vetëm AAK-ja. Besnik Tahiri e cilësoi situatën si “emergjencë kombëtare” dhe “tendencë për shkatërrim kushtetues”. Ai tha se ka biseduar me përfaqësues të LDK-së, ndërsa vendimi i kësaj partie pritet pas mbledhjes së grupit parlamentar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
