Nënshkruhen 13 marrëveshje memorandume bashkëpunimi në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

REAGIMI I INTELEKTUALËVE NGA SHQIPËRIA: KOSOVA NUK MUND TË BËHET MONEDHË E DIPLOMACISË E ZELENSKY-T

Deklarata e fundit e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në prani të Aleksandar Vuçiç, ku rikonfirmoi mosnjohjen e Kosovës në emër të “integritetit territorial”, ka nxitur reagime të ashpra nga elita intelektuale dhe akademike shqiptare e Shqipërisë. Në një reagim të përbashkët të përmbledhur nga Albert Z. Zholi, figura të njohura si Prof. Shezai Rrokaj, Prof. Lush Susaj, Prof. Xheladin Çeka, Prof. As. Rexhep Uka, Prof. Tritan Shehu dhe Nasho Bakalli e kanë cilësuar këtë qëndrim si të papërgjegjshëm, zhgënjyes dhe në kundërshtim të plotë me parimin e reciprocitetit. Intelektualët theksojnë se sovraniteti dhe demokracia nuk mund të zbatohen me dy standarde, pasi nuk mund të kërkohet solidaritet për Ukrainën ndërkohë që i mohohet e drejta e shtetësisë Kosovës. Ata nëvizojnë se Kosova nuk është një “precedent” apo kartë tregtie gjeopolitike, por një realitet i ndërtuar mbi sakrificën kundër spastrimit etnik të regjimit të Millosheviçit. Po ashtu, ekspertët ngrenë shqetësimin për heshtjen e aleatëve perëndimorë dhe i bëjnë thirrje Tiranës e Prishtinës zyrtare të reagojnë me vendosmëri për të mbrojtur të vërtetën historike dhe dinjitetin kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi: Mbrojtja e Kushtetutës është obligim i të gjithëve, Kosova nuk është pronë e LVV-së

Zyrtari i opozitës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke …