Muzeu i Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit, më 25.8.2026, nga ora 18:00, hapet ekspozita kolektive me titull “Arkeologjia e një portreti”; një iniciativë kolektive që përkohësisht e shndërron muzeun e burgut në një hapësirë takimi ndërmjet brezave.
Në qendër të ekspozitës qëndrojnë ish-të burgosurit politikë, përvojat e të cilëve në burgje bëhen pikënisje për krijimin e një serie portretesh. Një grup artistësh vizualë do të takohen me ish-të burgosurit politikë, do të dëgjojnë rrëfimet e tyre dhe, përmes praktikave të ndryshme vizuale, do të hyjnë në një marrëdhënie krijuese me portretet dhe historitë që ato mbartin; mes kujtesës së trupit të mbyllur dhe asaj kolektive, gjurmëve fragmentare të kujtesës dhe përballjes me “mungesën”. Burgu është hapësira ku njeriu privohet nga liria, por shpeshherë humb edhe marrëdhënien me imazhin e vet. Mbyllja dhe izolimi i shqiptarëve, si dhe mungesa e pasqyrave në burgjet gjatë periudhës jugosllave, janë rrafshet ku ekspozita gërmon nën sipërfaqen e imazhit dhe synon të “rigjejë” shtresat e padukshme që mbart një fytyrë, duke e vendosur atë përsëri përballë nesh.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
