Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi marrin shtetësinë e Republikës së Kosovës

Ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi dhe aktivistja Shirley Cloyes DioGuardi janë bërë zyrtarisht shtetas të Republikës së Kosovës.

Joe DioGuardi është i njohur për angazhimin e tij shumëvjeçar në Shtetet e Bashkuara në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve dhe për përpjekjet për sensibilizimin e institucioneve amerikane lidhur me çështjen e Kosovës.

Edhe Shirley Cloyes DioGuardi ka qenë për vite të tëra e angazhuar në promovimin e çështjes shqiptare dhe në mbështetje të Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në rajon.

Me dekretet e sotme, dy personalitetet shqiptaro-amerikane marrin zyrtarisht shtetësinë e Republikës së Kosovës, duke formalizuar lidhjen e tyre me shtetin që e kanë mbështetur për dekada.

Kontrolloni gjithashtu

Trainkos mohon se punëtori po ndëshkohet për komentin në Facebook

Ndërmarrja publike Trainkos ka mohuar se masat e mundshme ndaj punëtorit Asdren Ademi janë ndërmarrë …