Përfaqësuesit e mbi 100 mijë studentëve i drejtohen BE-së: Mos e kriminalizoni luftën e UÇK-së

Përfaqësuesit e parlamenteve studentore të universiteteve publike në Kosovë, të cilët thonë se përfaqësojnë mbi 100 mijë studentë, kanë protestuar para Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Studentët, të mbështetur edhe nga përfaqësues të universiteteve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë dorëzuar një Deklaratë të Përbashkët në të cilën kërkojnë që vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të merret pa ndikime politike dhe pa standarde të dyfishta, duke u bazuar vetëm në fakte, prova, ligj dhe respektim të të drejtave themelore. Mënyra se si është zhvilluar procesi, i mbështetur dhe financuar nga vende të Bashkimit Evropian, ka krijuar bindjen se ai i ka shërbyer më shumë narrativës politike të Serbisë sesa kërkimit të drejtësisë. Përfaqësuesit studentorë kanë kërkuar që drejtësia të zbatohet me standarde të njëjta për të gjithë dhe kanë kundërshtuar atë që e konsiderojnë si përpjekje për ta paraqitur luftën e UÇK-së përmes një narrative kriminalizuese. Në deklaratën e tyre, ata kanë theksuar se Kosova po pret vendimin e 16 shtatorit, duke shprehur shpresën që ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të lirohen dhe të kthehen në Kosovë pranë familjeve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Dirk Schuebel merr detyrën si ambasador i BE-së në Kosovë, kërkon formimin e shpejtë të institucioneve

Dirk Schuebel ka marrë zyrtarisht detyrën si ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë, Shef i …