Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me ngërçin politik në Kosovë dhe moskonstituimin e Kuvendit, duke ngritur pyetjen se kush po e mbron Kushtetutën e vendit. Përmes një postimi në platformën “X”, Grenell ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës përcakton afat prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, ndërsa sipas tij ky afat tashmë është tejkaluar ndjeshëm. “Kush në Kosovë po e mbron Kushtetutën? Kushtetuta është e qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Sot është dita e 50-të”, ka shkruar Grenell.
Photo: Gage Skidmore
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
