Tefta Cani: FESTIVALET FOLKLORIKE TË GJIROKASTRËS

CIRKU I TIRANËS

   Cirku i Tiranës ishte një nga institucionet më të veçanta të artit skenik shqiptar. I krijuar në vitin 1952 dhe i konsoliduar si institucion më vete në vitin 1973, ai njohu një zhvillim të rëndësishëm në vitet ’70–’80. Në vitin 1975 nisi përdorimi i çadrës së arenës, ndërsa në vitin 1977 u vu në skenë shfaqja “Drejt lartësive” dhe u krijua një studio e përhershme për përgatitjen e artistëve të rinj. Trupa u shqua për numrat akrobatikë, ekuilibrin, ushtrimet në lartësi, numrat komikë dhe spektaklet me kafshë të stërvitura. Ndër mjeshtrit dhe artistët e shquar të kësaj tradite ishin Telat Agolli, Bajram Kurti, Fatos Alla, Pavli Sallata, Pina Shkurti, Fatbardha Alla dhe brezi i ri i akrobatëve e ekuilibristëve. Përmes turneve në qytete, fshatra, reparte ushtarake dhe qendra pune, Cirku i Tiranës e çoi artin e arenës në kontakt të drejtpërdrejtë me një publik të gjerë dhe u bë një nga shkollat më të rëndësishme të formimit të artistëve të cirkut shqiptar.

   FESTIVALET FOLKLORIKE TË GJIROKASTRËS

  Festivalet Folklorike Kombëtare të Gjirokastrës të viteve 1978 dhe 1983. Pjesëmarrësit e festivalit në përgjithësi ishin bartës të drejtpërdrejtë të folklorit popullor.

Festivalet e Gjirokastrës zhvilloheshin  çdo pesë vjet: 1968, 1973, 1978, 1983 dhe 1988. Në kronologjinë e përgjithshme të festivaleve folklorike kombëtare shqiptare, 1978 është Festivali i Tetë, ndërsa 1983

Festivali i Nëntë.

  Para festivaleve kombëtare, organizoheshin dhe zhvilloheshin festivale në çdo fshat, ndërmarrje e iinstitucion. Grupi fitues merrte pjesë në festivalin e krahinës. Grupi fitues merrte pjesë në festivalin e rrethit dhe grupi fitues në rreth paraqitej në festivalin e Gjirokastrës.

   Pjesëmarrja: 26 rrethe; në fazat përzgjedhëse për festivalin e 1978 u aktivizuan rreth 53.000 këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë, ndërsa në festivalin përfundimtar morën pjesë 1.560 bartës të folklorit.

   Pirro Mani – drejtues i organizimit artistik dhe regjisor i përgjithshëm i Festivalit, me përgjegjësi për konceptimin dhe realizimin e gjithë veprimtarisë skenike të Festivalit, dhe jo thjesht regjisor i një shfaqjeje të veçantë.

  Festivali i vitit 1978

Data: 6–12 tetor 1978

Vendi: Gjirokastër, Kalaja

Pjesëmarrja: 26 rrethe; në fazat përzgjedhëse u aktivizuan rreth 53.000 këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë, ndërsa në festivalin përfundimtar morën pjesë 1.560 bartës të folklorit.

     Vlerësimi kryesor:

   -Flamuri i Festivalit – Grupi folklorik i  Dibrës

    Festivali u shoqërua edhe me botime të posaçme të materialeve folklorike, ndër të cilat Ballëlart e mal më këmbë – Këngë të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës 1978 dhe Ballëndritura Shqipëri.

    Në Festivalin e vitit 1983 pati një pjesëmarrje më të madhe, 70.000 këngëtarë, instrumentistë e valltarë në fazat paraprake; në fazën finale konkurruan rreth 1.700 festivalistë nga 26 rrethe.

  Flamurin e Festivalit  e fitoi Grupi folklorik i rrethit të Gjirokastrës.

   Për këtë festival u botua më pas edhe përmbledhja “Truall me këngë”, me materiale të zgjedhura nga Festivali Folklorik Kombëtar, Gjirokastër 1983.

  Pirro Mani – drejtues i organizimit artistik dhe regjisor i përgjithshëm i Festivalit, me përgjegjësi për konceptimin dhe realizimin e gjithë veprimtarisë skenike të Festivalit, dhe jo thjesht regjisor i një shfaqjeje të veçantë.

   Në Festivalin e tetë të vitit 1978 u filmua një film nga MAK, ku Vitori Çeli, ishte regjisore e filmit dokumentar për Festivalin e Gjirokastrës.

    Këngëtarë dhe rapsodë

  -Demir Zyko – një nga figurat më të shquara të polifonisë së Skraparit; në festival interpretoi ndër të tjera “Marshalla Shqipëria jonë”.

  -Llesh Prekushi – lahutar i njohur i veriut.

  -Xhevat Avdalli – një prej korifejve të këngës gjirokastrite.

  -Këngëtarë të grupeve të Vlorës, Tepelenës, Sarandës, Skraparit, Mirditës, Dibrës, Kukësit, Pukës,

Valltarë dhe grupe të spikatura

  -Valltarët e Tropojës, të Sarandës, të Gërmenjit, grupet e Elbasanit, Dibrës, Pukës, Kukësit, Mirditës, Gramshit dhe të krahinave të tjera.

  -Veçanërisht u dalluan vallet e Tropojës, Lunxhërisë, Sarandës dhe Myzeqesë.

   Festivali i vitit 1983

Këngëtarë dhe instrumentistë

  -Llesh Prekushi – lahutar; në festival interpretoi “Mejdan i Mujit me Bajlozin”, një nga interpretimet e dokumentuara si të spikatura të festivalit.

  -Vasil Çuçi – një nga drejtuesit dhe interpretuesit e traditës së këngës-valle të Lunxhërisë.

  -Katerina Çipi – marrëse e njohur e këngës së Lunxhërisë.

  -Alush Milori – figurë shumë e spikatur e këngës e valles labe, veçanërisht e Kurveleshit.

  -Gjela Pjetraj – këngëtare e njohur e Mirditës.

  -Anton Gjoka – këngëtar i veçantë i Mirditës.

  -Simon Beleshi – lahutar i njohur.

  -Zoja Pali – këngëtare e grupit të Pukës, e cila mori vlerësim në festival.

  -Grupi i Gjirokastrës, fitoi Flamurin e Festivalit 1983.

  -Grupi i Dibrës, u dallua me “Dasmën dibrane” dhe mori vendin e dytë..

  -Grupi i Mirditës, me vallen “Pëllumbesha dhe skifteri”, një nga prurjet e veçanta të festivalit.

  -Grupet e Tepelenës, Labërisë, Lunxhërisë, Kallaratit,fituan çmimin e tretë.

  Festivali kishte Komitet Organizativ drejtues, në të cilin përfshiheshin drejtuesi artistik; Pirro Mani  ishte përgjegjësi i organizimit dhe regjisurës të përgjithshme; skenografi; kryetari i Jurisë; të gjithë anëtarët e Jurisë; të gjitha çmimet; grupet/rrethet që morën çmimet I, II, III dhe titujt e laureatëve; çmimet për këngëtarë, instrumentistë, valltarë e grupe të veçanta; programi dhe veprat më të spikatura.

  Nga botimi i revistës “Kultura Popullore”, botim i Institutit të Kulturës Popullore dhe revistës “Skena dhe Ekrani”, botim i Komitetit të Kulturës dhe Arteve në MAK dhe shtypi i viteve 1978–1983 për Festivalin e 1978-s, p.sh., prof. Alfred Uçi ka botuar një studim të posaçëm në “Kultura Popullore”, nr. 1/1980, f. 7–24, ndërsa Albert Paparisto ka trajtuar festivalet e Gjirokastrës në botimin e vitit 1980.

   Festivalet e Gjirokastrës të viteve 1978 dhe 1983 përfaqësuan një nga kulmet e ruajtjes, përpunimit dhe paraqitjes së folklorit shqiptar. Në to u shquan bartës të mëdhenj të traditës si Demir Zyko, Llesh Prekushi, Vasil Çuçi, Katerina Çipi, Alush Milori, si dhe dhjetëra grupe të këngës, valles dhe instrumenteve popullore nga të gjitha trevat e vendit. Në krah të tyre qëndruan studiues e mbledhës të folklorit si Zihni Sako, Alfred Uçi, Ramazan Bogdani, Beniamin Kruta, Spiro Shituni e Agron Xhagolli. Në vitin 1978 morën pjesë 1.560 bartës nga 26 rrethe, ndërsa në vitin 1983 numri i festivalistëve arriti në 1.700.

 -HAPJA E MUZEUT TË ARTIT MESJETAR

    Muzeu i Artit Mesjetar u hap në vitin 1980 në Katedralen e Korçës. Çuam specialistë në Itali për t’u specializuar për restaurimin e ikonave dhe ikonostaseve. Ai grup specilistësh ka restauruar 10 mijë ikona dhe disa ikonostase, që ndodheshin në fondin e Muzeut. Këta specialistë kanë specializuar të gjithë punonjësit, që punonin në Monumentet e Kultit si Kisha e Manastire për restaurimin e pikturave murale, ikonava e ikonostaseve dhe mozaikëve, si dhe  kështjellave në vendet përkatëse. Ata bënë inventarizimin e të gjitha objekteve të kultit fizikisht e shkencërisht.

  Instituti i Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës nxirrte revistën “Monumentet e Kulturës”.

  Instituti kishte degët e ateliet e tyre në qytetet muze të Gjirokastrës, të Beratit, të Korçës e të Shkodrës që merreshin me restaurimin e objekteve antike e mesjetare, si dhe të Butrintit e Apollonisë. U restaurua edhe Pazari i Vjetër i Korçës me porosi të Enver Hoxhës, si dhe objektet e kultit Apolloni, Butrint dhe pikturat murale në kishat e manastiret e Shqipërisë. U restauruan ikonat e ikonostaset e kishave dhe manastireve të Beratit,

të kishës në kalanë e Sarandës e të Sinagogës.

  Të gjitha këto nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës i ndiqte me profesionalizëm e përkushtim të madh, Izmini Haxhiu.

                           X

   U NDËRTUAN PALLATE KULTURE DHE MUZE ARKEOLOGJIK:

Vlorë     Pallati i Kulturës “Labëria”           1982

Lezhë     Pallati i Kulturës                1983

Kukës     Pallati i Kulturës                1985

  Në vitin 1985, kanë qenë 2.104 muzeume dhe 61 shtëpi-muze në gjithë Shqipërinë. Kjo shifër përfshin edhe muze të ngritur në fshatra, ndërmarrje ekonomike, shkolla, reparte etj.. Këto muzeume janë me përmbajtje të përgjithshme, jo të profilizuar.

Vetëm në fshat, në vitin 1980, funksiononin 425 shtëpi kulture, 1.578 vatra kulture dhe 1.647 biblioteka të këtyre institucioneve.

Për vitin 1985, janë ngritur 2.104 muzeume dhe 61 shtëpi-muze në gjithë Shqipërinë. Kjo shifër përfshin edhe muze të ngritur në fshatra, ndërmarrje, shkolla, reparte etj.; pra nuk janë 2.104 muzeume profesionale.

   – U profilizua Muzeu Arkeologjik Kombëtar në Tiranë, ku ju hoq etnografia në vitin 1976. U hapën Muze Arkeologjik në Apolloni, në Butrint, në Korçë, në Shkodër. Në Durrës u ndërtua Muzeu i Ri Arkeologjik, ku punoi me shumë përkushtim e profesionalizëm profesor Vangjel Toçi për disa vite.

   – Në konsultim me Qendrën Arkeologjike Kombëtare të ASHSH krijuam tetë qendrat/bërthamat arkeologjike rajonale të krijuara në vitin 1976, si në  Durrës, Fier, Sarandë, Elbasan, Korçë, Shkodër, Peshkopi, Kukës. Punonjësit e këtyre qendrave u specializuan nga  arkeologë të Qendrës Arkeologjike Kombëtare në Tiranë dhe filluan e kanë realizuar mjaft gërmime arkeologjike, të cilët konsultoheshin për të dhënat e gërmimeve arkeologjike me arkeologët e Qendrës. Gjetje të gërmimeve arkeologjike i kanë paraqitur edhe në Muzet e fshatrave e krahinave dhe rretheve.

   – PËR PËRJETËSIMIN E NJOHJEN E HISTORISË TONË KOMBTARE, U NDËRTUAN E U NGRIT MUZEU HISTORIK KOMBËTAR NË TIRANË

  Grupi i arkitektëve që hartoi projektin e godinës së u përurua më 28 tetor 1981 përbëhej nga:

  1. Sokrat Mosko – arkitekt
  2. Enver Faja – arkitekt
  3. Nina Shehu – arkitekte
  4. Petraq Kolevica –

Arkitektët sipas sallave:

  -Nina Shehu – Salla e Lashtësisë

  -Enver Faja – Salla e Mesjetës

  -Grigor Konduri – Salla e Rilindjes dhe Pavarësisë

  -Mauricio Bego – Salla e Luftës Nacionalçlirimtare

  -Petraq Kolevica – Salla e Socializmit.

   Projektuesi kryesor dhe drejtuesi i grupit të arkitektëve ishte arkitekti Sokrat Mosko ishte „udhëheqës i grupit të arkitektëve“, ndërsa Enver Faja, Nina Shehu dhe Petraq Kolevica si bashkë autore.

  -Sokrat Mosko  ishte drejtuesi i grupit dhe projektuesi kryesor. Ai udhëhoqi grupin që hartoi projektin e godinës së Muzeut Historik Kombëtar.

  -Enver Faja –bashkë projektues dhe përgjegjës për sallën e Mesjetës.

  -Nina Shehu – bashkë projektuese dhe përgjegjëse për sallën e Lashtësisë.

  -Petraq Kolevica-bashkëprojektues dhe përgjegjës për sallën e Socializmit.

   Këta katër arkitektë hartuan projekt-zbatimin e godinës dhe ndihmuan ndërmarrjen zbatuese gjatë ndërtimit, për problemet që lindnin gjatë punimeve.

  Kanë punuar edhe Grigor Konduri dhe Mauricio Bego për projektimin e sallave të Rilindjes/Pavarësisë dhe të Luftës Nacionalçlirimtare.

   Grupi bazë janë katër projektuesit të godinës: Sokrat Mosko, Enver Faja, Nina Shehu dhe Petraq Kolevica.

  Është punuar edhe në pavijone: Selim Islami e Skënder Anamali në sallën e Lashtësisë, në sallën e LANÇ-it Xhemil Frashëri e Kleanthi Zoto duke përgatitur materialet për sallat e socializmit. Kanë qenë konsulentë prof. Stefanaq Pollo dhe doc. Burhan Çiraku.

   Kanë punuar ekipi historik-shkencor figurat kryesore:

Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Selami Pulaha, Skënder Anamali, Selim Islami, Emin Riza, Burhan Çiraku, Kleanthi Dedi, Iljaz Goga, Rrok Zojzi, Abaz Dojaka, Ramadan Sokoli, Aleksandër Meksi, si dhe specialistë.

    Kanë punuar këta piktorë:

  -Vilson Kilica – ishte pjesë e grupit artistik dhe një nga autorët kryesor të mozaikut monumental të fasadës.

  -Fatmir Haxhiu – punonte për veprat artistike të muzeut në studion e muzeut.

  -Sali Shijaku – realizoi, së bashku me Myrteza Fushekatin, piktura murale për Pavijonin e Luftës Nacionalçlirimtare.

  -Myrteza Fushekati – bashkëpunëtor i Sali Shijakut në pikturat murale të LANÇ-it.

  -Met Deliu – ka punuar në realizimin e muzeut.

  Autorët e mozaikut monumental “Shqipëria”:

 -Vilson Kilica, Josif Droboniku, Agim Nebiu, Anastas Kostandini (Taso) dhe Aleksandër Filipi.

  Mozaiku u realizua në vitet 1979–1981, ka rreth 400 m² dhe përbëhet nga 13 figura monumentale.

  – Kanë punuar këta skulptorë:

  -Odhise Paskali – autor i statujës së Skënderbeut në bronz, e parashikuar për sallën e Heroit Kombëtar.

  -Muntaz Dhrami – realizoi shtatoren e Enver Hoxhës, e cila në kohën e përurimit ndodhej në muze.

  -Kristaq Rama dhe Shaban Hadëri janë ndër artistët të përfshirë në grupin e gjerë të punës artistike për Muzeun.

  Skulptura e Skënderbeut

  -Odhise Paskali – statuja prej bronzi e Heroit Kombëtar, e parashikuar për sallën e Skënderbeut.

  Statuja e Enver Hoxhës

  – Muntaz Dhrami – Ka punuar për statujën e Enver Hoxhës.

   Ekipi që punoi për konceptimin dhe përmbajtjen e muzeut ishin Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Selami Pulaha, Selim Islami, Skënder Anamali, Emin Riza, Burhan Çiraku, Kleanthi Dedi, Iljaz Goga, Rrok Zojzi, Abaz Dojaka, Ramadan Sokoli, Enver Faja, Nina Shehu, Vilson Kilica, Fatmir Haxhiu, Myrteza Fushekati, Met Deliu dhe Aleksandër Meksi.

  Kanë kontribuar edhe Gani Strazimiri, Koço Miho, Besim Daja, Skënder Luarasi, Valentina Pistoli, Sami Pashallari, Ilia Papanikolla, Robert Kote, Latif Lazimi, Guri Pani, Maksim Mitrojorgji, Magdalena Furxhiu, Odhise Paskali, Kristaq Rama, Shaban Hadëri, Foto Stamo, Guri Madhi, Ndreçi Plasari, e tjerë.

  Për realizimin teknik të objektit, dokumentari i AQSHF-së i vitit 1981 kanë punuar gurgdhendësit, montatorët, restauratorët, punëtorët e veshjes së godinës, si dhe brigada e montatorëve të uzinës “Dajti”. Puna për “realizuesit teknikë” nuk ishin vetëm arkitektët, por një ekip shumë më i gjerë zbatues.

    Kur isha për vizitë në Kosovë me një delegacion si ministre e Arsimit dhe Kulturës e ftuar nga Kosova më 6-10 tetor 1980-të. Më priti në hyrje të Akademisë, prof. dr. Rexhep Qosja dhe kryetari i ASHA, prof.dr. Idriz Ajeti. Gjatë  pritjenës e bisedave, që bëmë në Akademinë e Shkencave e Arteve të Kosovës me studiues e akademik, ju kam paraqitur dy kërkesa:

  1-U fola që po ndërtohet dhe do të përfundojë Muzeu Historik Kombëtar dhe do të përurohet në nëntor të vitit 1981. Ju kërkova, që të paraqesin studime e dokumente arkivore për të gjitha periudhat e historisë që kanë e mund të realizojnë në Kosovë e për trevat e tjera shqiptare në Jugosllavi. Ato studime e dokumente t’ia paraqesin Akademisë të Shkencave të Shqipërisë, për t’u pasqyruar në Muze, se jemi një komb dhe Muzeu Historik është Kombëtar.

   2-Të organizojmë aksionin e përbashkët me studiues nga Kosova e viset e tjera shqiptare në Jugosllavi me studiuesit nga Shqipëria në fushë e dialektologjisë e leksikologjisë . Ky aksion i përbashkët u realizua me sukses.

  Drejtori i parë i Muzeut Historik Kombëtar ka qenë emëruar profesor Burhan Çiraku.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Halimi: PËRSE VAZHDON LUFTA KUNDËR VITIT 1981? VII

Kur historia nuk pranon të rishkruhet Historia është një nga gjykatësit më të rreptë të …