Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar me një shkrim me titull “Ku gabuam?”, në të cilin ngre pyetje për mënyrën se si Kosova e ka mbrojtur dhe dëshmuar historinë e saj. “Ndoshta pyetja më e rëndë që duhet t’ia bëjmë vetes sot nuk është: ‘Pse ndodhi kjo?’, por: ‘Ku gabuam?’”, shkruan Musliu. Ajo thotë se, pavarësisht ndryshimeve në botë, aleanca dhe kontekstit politik, nuk kanë ndryshuar sakrificat e Kosovës, varret dhe plagët e saj. “Historia nuk mbrohet vetëm duke e ditur. Historia mbrohet duke e dëshmuar”, thekson ajo, duke përmendur dokumentet, arkivat, dëshmitë, diplomacinë dhe këmbënguljen si mjete për mbrojtjen e saj. Musliu nënvizon se Kosova duhet të ketë guximin të përballet edhe me gabimet e veta, në mënyrë që të mos i përsërisë ato. “Sepse kjo nuk është vetëm një betejë për ata që sot janë në Hagë. Është betejë për mënyrën se si do të kujtohet Kosova nesër”, përfundon Musliu.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
