Partitë politike duhet t’i lënë inatet primitive, politikat ditore dhe mandatore për qëllimin e përbashkët kombëtar!
Të heqin dorë nga sjelljet e deritanishme me ndërskamca, hile e dredhi për interesa të përkohshme e meskine!
Duhet të kthjellen nga kjo apati e amnezi e kahmotshme, duhet flakur perdet e miopisë e të injorancës, sa nuk është tepër vonë!
Vonë për votimin e presidentit edhe një javë. Vonë votimi i ligjit për Specialen, sepse po i afrohet koha e ankimimit nga mbrojtja në Apel!
Nëse shpresohet dhe besohet në instancën e shkallës së dytë të Apelit, ia lamë ujkut t’i ruajë delet!
Këto janë të lidhura shkak-pasojë dhe shumë të qarta që nuk mund t’u falen e nuk mund të çfajësohen qëndrimet regresive, sepse janë të qëllimshme. Ky qëllim është i tejdukshëm si drita e diellit!
Nëse nuk votohet ligji, e as Presidenti, shkohet në zgjedhje, që dua të them, shkohet në moszgjidhje!
Duhet të qartësohet që ligjin e votuar nga Parlamenti e nënshkruan Presidenti dhe e miraton Gjykata Kushtetuese në Kosovë!
Jo ajo në Hagë, gabimisht, ndoshta edhe qëllimkëqij, po interpretojnë gjëja si pas ligjit 113, si dhe po ashtu qëllimshëm e bëjnë devijimin sikur se ky ligj, që votohet në Parlament, u dashka të aprovohet nga gjykata në Hagë!
E vërteta, ky ligj kalon si të gjitha ligjet e tjera të Kosovës!
Gjendjen që po na e krijon lidershipi, me liderët e partive, do të jetë e padurueshme dhe e pariparueshme, me pasoja të rënda!
Çka sjell koha e fushatës, asgjë nuk mund të imagjinohet, pasi që të gjithë do të jenë të pakënaqur me gjendjen e krijuar dhe në mes palëve!
Të dënuarit po i lëmë të pambrojtur (po i vetëdënojmë), familjet e tyre po i shkatërrojmë, vlerat e luftës, siç i kanë lënë tash e 26 vite, po ia falim dreqit!
Kosovës po ia bëjmë gropën, duke e ndihmuar Serbinë që t’i realizojë qëllimet!
Popullin po e çojmë drejt një gjakderdhjeje të brendshme! Kjo vjen si pasojë, pasi që askush nuk do të jetë i kënaqur në Kosovë!
Ata që po përpiqen të vënë kushte dhe nuk e kanë këtë mundësi, si edhe ata që i kanë mundësitë dhe nuk krijojnë kushte për të ecur përpara, janë fajtorë të gjitha palët!
Nëse bëjmë një krahasim mekanik, ky që ka hyrë gabim me autobusin e tij në rrugë, si edhe ky që nuk po do ta frenojë të tijin, duke thënë se kam të drejtë!
Të dy palët fajtorë dhe me pasoja. Në këtë rast dëmtohet populli dhe u krijohet vuajtje dhe katrahurë!
Nëse, me krejt këtë peshë të fajit të partive, hyjmë në fushatë zgjedhore, mjegulla të zeza do ta mbulojnë Kosovën!
Populli dhe shteti do të kenë pasoja!
Unë thërras për unitet kombëtar e shtetëror. Jemi në çastet e fundit që mund të bëhet mirë!
Thërras edhe aleatët dhe të gjithë që e duan Kosovën dhe shqiptarin të veprojnë!
Nëse kjo nuk realizohet nga këta parlamentarë, nga kjo suitë udhëheqëse, nga këta udhëheqës partiakë, do ta përjetojmë një rrebesh me shumë humbje njerëzore e kombëtare!
Veproni drejt, për hir të gjakut të derdhur për liri, për hir të fëmijëve e të familjeve, për hir të së tashmes dhe të ardhmes, për hir të popullit dhe të atdheut!
29 shtator 2026
Sadik Halitjaha
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
