Fatmir Grejqevci: Suksesin e fushatës ndëshkuese kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më së miri e shpjegon pastori Martin Niemöller!

Suksesin e fushatës ndëshkuese kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më së miri e shpjegon pastori Martin Niemöller!
Nuk e besoj se ka shpjegim më të thjeshtë e më argumentues.
Duke shpjeguar se si ia doli aq lehtë të fuqizohej nazizmi, ai, mes të tjerash, shkruan:
Në fillim, nazistët iu sulën komunistëve, por unë heshta, sepse nuk isha i tillë! Mandej iu sulën hebrenjve, por, pasi unë nuk isha hebre, heshta! Pas tyre, iu sulën katolikëve, por, meqë unë isha protestant, s’bëzëra! Mandej m’u sulën edhe mua dhe, kur prisja të shihja se kush do të protestonte për mua, e kuptova se nuk kishte mbetur askush!
E tillë është edhe fushata kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtarëve dhe eprorëve të saj!
Fillimisht i ndëshkuan duke i etiketuar si Grupi i Drenicës, Grupi i Dukagjinit, Grupi i Llapit e kështu me radhë! Ne heshtëm; disa me pretekstin se nuk ishim fare UÇK, disa të tjerë se nuk ishim pjesë e këtyre grupeve!
Mandej iu sulën komandantëve të Zonave, por ne heshtëm, sepse nuk ishim të tillë! Mandej anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, por ne heshtëm, sepse nuk ishim nga mesi i tyre! Mandej iu sulën eprorëve të caktuar dhe ne heshtëm sërish, sepse nuk ishim eprorë!
Dhe, ndërkohë, bëhej propagandë djallëzore se si këta që kishin luftuar për pak vite, mandej, për njëzet vjet, e kishin shkatërruar Kosovën – propagandë që e ka bërë dhe e bën edhe Serbia, se shqiptarët nuk kanë vetëdije shtetformuese!!!
Në fund, fushata kundër UÇK-së u drejtua kundër drejtuesve të saj dhe vetëm tani na ra ndërmend të protestojmë e ta kundërshtojmë këtë fushatë djallëzore, e cila ka për qëllim damkosjen e historisë sonë më të lavdishme të kohës së re!
Dhe ka njerëz djallëzorë që na mbajnë ders, duke na thënë të heshtim, sepse nuk po dënohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por vetëm individë të saj!
Të tillët e duan UÇK-në vetëm nëse përfitojnë prej saj; përndryshe, do ta fshinin nga faqet e historisë. E, nëse s’ia dalin të përfitojnë prej saj, drejtuesit dhe eprorët e saj i akuzojnë si shkatërrues të Kosovës për njëzet vjet me radhë!
Edhe këta janë perfidë, njësoj si këta inkuizitorë të UÇK-së!
Si ka mundësi që UÇK-ja të vlerësohet në superlativ, ndërsa ideologët dhe drejtuesit e saj të quhen vrasës, kriminelë dhe atdhe-shkatërrues!?

Kontrolloni gjithashtu

Izet Abdyli: NË KUJTIM TË DESHMORËVE VALDET XHEMAJLAJ, VESEL DEMAKU DHE AFRIM HAJDARAJ

TREGIM: KATËR JETË PËR KATËRQIND Operacioni i tokës së ndezur kishte tri ditë që kishte …