Punëtorët teknikë të shkollave fillore në Prishtinë rikthehen në grevë

Punëtorët teknikë të shkollave fillore të Komunës së Prishtinës do të rikthehen në grevë nga e mërkura, më 14 tetor, për shkak të mospagesës së pagave dhe vonesave në ekzekutimin e tyre. Grevës do t’i bashkohen punëtorët e shkollave të mesme, të cilët tashmë janë në grevë.

Sipas Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave për pagesën e pagave dhe të gjitha obligimeve të mbetura.

Po ashtu, të premten, më 16 tetor, nga ora 11:00 deri në 12:00, punëtorët do të protestojnë para Komunës së Prishtinës.

Protestës pritet t’i bashkohen edhe punëtorët e sigurimit fizik të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, të cilët, sipas Federatës, kanë më shumë se dy javë pa paga. Mundësia e pjesëmarrjes në protestë është paralajmëruar edhe për punëtorët teknikë të këtyre qendrave.

Kontrolloni gjithashtu

AKK organizoi Konferencën “Prioritetet strategjike për avancimin e barazisë gjinore në nivel lokal”

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), përmes Kolegjiumit për Barazi Gjinore dhe me mbështetjen e …