Shteti ynë Kombëtar po përballet me një projekt destabilizimi e shantazhimi të menduar e të organizuar mirë. Përfaqësuese formale e këtij projekti që, për qëllim themelor ka defaktorizimin e shtetit tonë kombëtar, Republikën e Shqipërisë, është Partia Demokratike e Sali Berishës (vet Berisha), kurse aleate e padeklaruar e këtij projekti antishqiptar është edhe LVV – ja e Albin Kurtit.
Dorë e zgjatur e këtij projekti janë reparte huliganësh e vandalistësh që po djegin e shkatërrojnë institucionet shtetërore e kombëtare dhe pasurinë publike e private. Policia po përballet dinjitetshëm me gurët, zjarrin dhe huliganizmin e tyre të tipit Berisha. Koalicioni i padeklaruar PDSH – LVV me qarqe e vende armiqësore ka për qëllim të testojë forcën e shtetit shqiptar dhe të provojë se sa i dobët është ky shtet që duhet defaktorizuar në kohën që po mbyll kapitujt me BE – në.
Kam besim që nga kjo përballje me huliganë e vandalistë shteti ynë kombëtar do të dalë më i fuqishëm dhe më i konsoliduar. Organizimi i këtyre grupeve të dhunëshme dhe sulmi i papresedan ndaj shtetit duhet t’u bëhet mësim organeve ligjzbatuese dhe drejtuesve të sotëm e të nesërm të shtetit…
Është interesant se gjithë propaganda, lufta speciale, huliganizmi, dhuna dhe vandalizmi po paraqitën si angazhim, veprimtari dhe dhunë kundër një personi, kundër Edi Ramës!!? Edhe shkatërrimet dhe djegiet e këtyre ditëve po bëhen kishe për ta rrëzuar Ramën!!?
Na kujtohet mirë barbaria, djegia dhe shkatërrimi i viteve të nëntdhjeta të shek. XX “kundër Enver Hoxhës dhe kundër komunizmit”!!? Ai që e shkatërroi dhe defaktorizoi atëherë shtetin tonë kombëtar ishte dorë e zgjatur e armiqve të Shqipërisë e të kombit shqiptar. Ky njeri është gjallë dhe orë e çast po bën thirrje për djegien, shkatërrimin dhe defaktorizimin e shtetit tonë kombëtar, që tashmë ishte konsoliduar mirë dhe me perspektivë të qartë evropiane. Ky njeri quhej dhe quhet Sali Berisha, ky që po hedh shqelmat e fundit!
Propagandën kundër shtetit tonë, në sinkron me Berishën, me të gjitha mjetet që kishin atëherë, e bënin jugokomunistët e kolaboracionistët e Prishtinës të konvertuar, në demokratë. Të njëjtit, të konvertuar në LVV, po e bëjnë propagandën dhe po nxisin dhunë e vandalizëm në shtetin tonë kombëtar!
Huliganë, zjarrvënës e vandalistë që sulmojnë selinë e një partie politike, Gjykatën, Hotel “Dajtin”, Ministrinë e Arsimit… janë shumë afër ideve dhe ideologjisë nazifashiste.
T’i quash këta studentë do të thotë t’i fyesh studentët dhe universitetet shqiptare. Këta nuk janë më shumë se 200 individë të instruktuar dhe të përfaqësuar nga PDSH – ja dhe LVV – ja për djegien, shkatërrimin dhe defaktorizimin e vendit në emër të luftës kundër Edi Ramës!? Eksponentë dhe militantë të verbër të LVV-së, të lindur e të përkundër në djepin e “patriotizmit jugosllav” e të kolaboracionizmit janë të angazhuar si asnjëherë më parë në krah të huliganëve dhe vandalistëve që po përpiqen ta mundin e ta defaktorizojnë shtetin tonë kombëtar! Fakti që kryetari i tyre po hesht si mumje ndaj këtyre deklaratave dhe ndaj kësaj fushate antishqiptare të vartësve dhe militantëve – myhybëve të vet flet më së miri për karakterin dhe qëndrimin e tij (jo vetëm sot)!! Nuk janë pa ndikim edhe rryma dhe grupe ideologjike – fetare ekstremiste dhe agjentura të huaja antishqiptare…
Shteti ynë Kombëtar, organet e tij ligjzbatuese, duhet të jenë të vendosura për mbrojtjen e shtetit dhe të kombit shqiptar, për ruajtjen e imazhit dhe të pozitës së kombit shqiptar në sofrën e popujve evropian. Për këtë nuk duhet të ketë kompromis! Nuk duhet të ketë falje për ata që guxojnë t’u vënë zjarrin institucioneve dhe pasurive kombëtare e private. Fakti që dikush guxon të sulmojë shtetin tonë kombëtar e t’i vë zjarrin duhet të jetë alarm për institucionet e shtetit dhe për çdo shqiptar atdhetar… Një komb i qytetëruar dhe i lashtë sa vet dielli e hëna nuk ka si të dorëzohet para 200 – 300 huliganëve me maska dhe para mbështetësve të tyre politikë – esadistë të tipit Berisha dhe të llojit të jugokosovarëve kolaboracionistë.
Në vendet demokratike qeveritë ndërrohen me zgjedhje të lira, me votë. Ai që merr votat fiton të drejtën e qeverisjes së vendit. Mandati i Kryeministrit është i popullit, nuk është mandat privat. Ky mandat i kthehet popullit, i cili vendos me votën e tij kujt do t’ia besoj…
Në një kohë dhe botë të mbushur me kriza, konflikte, dhunë e luftëra shqiptarët, si komb i qytetëruar duhet të ndërtojnë e të zhvillojnë mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe solidaritetin për t’u bërë ballë sfidave që mund t’i kenë sot e nesër…
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
