Besnik Tahiri

Besnik Tahiri kritikon Qeverinë për gjendjen ekonomike

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen ekonomike dhe sociale në vend, duke vlerësuar se qytetarët po përballen me vështirësi të shumta, veçanërisht për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe problemeve në shërbimet publike. Në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë se çmimet e larta, varfëria, shëndetësia dhe arsimi përbëjnë katër nga shqetësimet kryesore që kërkojnë ndërhyrje konkrete nga institucionet. “Shqiptarët nuk po mund ta lidhin muajin me muaj. Njerëzit që janë në punë po kanë problem, dikush në familje sëmuret dhe kanë problem, do të thotë, të blejë ilaçet apo të marrë një shërbim që nuk ekziston”, ka deklaruar Tahiri. Ai ka theksuar se vështirësitë ekonomike po rëndojnë edhe familjet ku anëtarët janë të punësuar, ndërsa mungesa e shërbimeve të nevojshme shëndetësore dhe problemet në sistemin arsimor po shtojnë pakënaqësitë në shoqëri. Tahiri i ka bërë thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Financave që të përqendrohen në adresimin e këtyre çështjeve, duke kërkuar politika konkrete për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. “Kërkesa ime për Qeverinë, Ministrin e Financave, shtetin, problemet dihet ku janë. Problemet janë në çmimet e larta, në varfëri, në shërbime të dobëta, në shëndetësi dhe në arsim. Këto janë katër problemet kryesore”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha përfaqëson AAK-në në Grupin Punues për Apelin në Hagë, emërohen edhe Çitaku e Rrustemi

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bekë Berisha, do ta …