Teuta Haxhiu

Teuta Haxhiu: Bisedimet deri tani kanë shkuar në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, duke folur për deklaratën e shefes së BE-së në Kosovës, Natalia Apostolova, e cila ka thënë  se opozita duhet të përfshirë në proceset vendimmarrëse të dialogut mes Kosovës e Serbisë, ka saktësuar  se me këtë diskurs të bisedimeve të deritanishme ne nuk kemi çka bisedojmë e as nuk e përkrahim këtë mënyrë të bisedimeve. Qeveria është mirë që të ndalet dhe të shohë se cilat marrëveshje deri në cilën pikë u zbatuan. Derisa kemi deklaratat pompoze të Edita Tahirit kinse marrëveshjet po zbatohen, në fakt nuk ka kurrfarë zbatimit”, ka thënë Haxhiu. Ajo ka thënë se “këto bisedime kanë sjell vetëm dëme, dhe duhet t’i bëhet me dije Bashkimit Evropian se Kosova nuk duhet të shkojë në bisedime vetëm sa për agjenda, që shkojnë në favor të shtetit serb e jo në favor të Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …