Naim Qelaj: Gjykata Speciale ka dështuar në garantimin e një gjykimi të drejtë për ish-krerët e UÇK-së

Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, ka vlerësuar se Gjykata Speciale në Hagë ka dështuar në garantimin dhe respektimin e standardeve për një gjykim të drejtë në procesin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, Qelaj deklaroi se vlerësimi i tij mbështetet në analizën e situatës dhe se, sipas tij, në këtë proces janë shkelur të drejtat e njeriut. Ai shprehu pakënaqësi për mënyrën se si janë trajtuar reagimet e tij ndaj shqetësimeve për të drejtat e ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se sa herë ka ngritur këto çështje, i është përgjigjur se nuk ka mandat për të ndërhyrë. Qelaj e cilësoi këtë qasje si të pandershme dhe tha se të njëjtin shqetësim ia kishte shprehur edhe kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Avokati i Popullit kritikoi gjithashtu reagimet e faktorit ndërkombëtar, duke pretenduar se thirrjet për të mos ndërhyrë në drejtësi kanë ndikuar në mungesën e transparencës lidhur me zhvillimet e procesit gjyqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestimet për Masakrën e Padalishtës nxjerrin në pah përplasjen me Listën Serbe, që akuzon Kosovën pa pritur përfundimin e hetimeve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar arrestimin e dy personave të dyshuar për krime lufte …