Azem Syla

Kanë përfunduar seancat e hetuesisë së veçantë kundër ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla

Kanë përfunduar seancat e hetuesisë së veçantë kundër ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla, gjatë të cilave është marrë në pyetje dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë. Dëshmitari “2” gjatë marrjes në pyetje të mërkurën dhe të enjten nga avokatët, ka mohuar që të jetë kërcënuar apo që i është kërkuar që të ndryshohen deklaratat. Pas kësaj, Tomë Gashin, ka vendosur  t’i bëjë kërkesë gjykatës që i mbrojturi i tij të lirohet nga masa e paraburgimit. Gashi ka thënë për “KosovaPress” se pas deklarimit të dëshmitarit, gjykata e ka shpallur të mbyllur mundësinë e hetuesisë së veçantë. Ai ka thënë tashmë loja është në duar e prokurorit të EULEX-it për të ngritur aktakuzë apo jo. Sot kemi pas ditën e fundit ku ka dëshmuar dëshmitari me numër 2. Në rast se prokurori nuk do të ngreh aktakuzë, Gashi ka thënë se kjo do të ishte fitore e drejtësisë, apo krijim i një zhurme të madhe për asgjë.

 “Nëse prokurori nuk ngreh aktakuzë atëherë do të ishte një fitore e drejtësisë apo do të ishte diçka që është krijuar vetëm një zhurmë e madhe për asgjë. Unë besoj që prapë se prapë të paktën për të arsyetuar punën e vetë gjithë këtë mund që prokurori e ka bërë për më tepër se dy vite e gjysmë ai formalisht së paku do të ngrit aktakuzë, por ne nuk e dimë kundër kujt”, ka thënë Gashi. Megjithatë Gashi ka vlerësuar se prokuroria nuk do të ngreh aktakuzë për 52 personat. Ai ka thënë se lënda e Azem Sylës është përdorur si një arsye për kërkim të vazhdimit të mandatit të EULEX-it. “Nuk besoj që do të ngreh ai aktakuzë kundër 52 personave, mirëpo kjo lëndë e Azem Sylës është përdorur si një prej arsyeve të kërkimit të mandatit të ri të EULEX-it ngase mandati i EULEX-it ka përfunduar më 14 qershor të këtij viti, ndërsa Azem Syla dhe një pjesë e atyre të dyshuarve në këtë rast penal janë arrestuar në fund të prillit të këtij viti. Sido që të jetë ne presim vendimin e prokurorit. Ndërsa sa i përket gjykatës presim që ta aprovojë kërkesën time për lirimin e tij nga paraburgimi”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …