Deputetja Gjermane Hendricks, vizitoi Komunën e Klinës

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, priti në një takim pune zv. Kryetaren e grupit parlamentar të Partisë Social Demokrate-SPD në rajonin “North rhine-westphalia” të Gjermanisë, znj. Renate Hendricks. Deputetja Hendricks, vizitoi Komunën e Klinës me qellim të informimit nga afër për të arriturat e qeverisë lokale, zhvillimin ekonomik, vështirësitë dhe për mundësitë e investimeve Gjermane në Klinë.

Kryetari Bashota pasi e informoi mbi zhvillimet në vend theksoi edhe vështirësitë me të cilat përballet qeveria lokale në mungesë të një buxheti më të madh për investime kapitale. Gjithashtu kryetari i Bashota e informoi Deputeten gjermane edhe për mundësitë që Klina i ofron investitorëve vendor dhe të huaj.

“Potenciali i madh njerëzor, profesional dhe infrastruktura ligjore e favorshme do të duhej që të nxisnin kompanitë Gjermane dhe të tjera që të investojnë në Klinë. Uroi që idetë e shkëmbyera sot në këtë takim për mundësitë e investimeve të bëhen realitet”, theksoi Kryetari Bashota në fund të takimit.

Ndërkaq Zv. Kryetarja e grupit Parlamentar të SPD-së Gjermane, znj. Hendricks, shprehu gatishmërinë e angazhimit të saj në informimin e kompanive Gjermane dhe prezantimin e mundësive për investime në Klinë në sektorë të ndryshëm. Gjithashtu zonja Hendricks, premtoi angazhimin e saj për binjakëzimin e Klinës me një qytet të Gjermanisë.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …