Nëpër kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës u shënua Dita e FSK-së

Nëpër kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës u shënua Dita e FSK-së

Sot nëpër kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës u shënua Dita e FSK-së. Gjatë kremtimit të kësaj dite, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli tha se sot ka zgjedhur që ditën e FSK-së, ta festojnë së bashku me qytetarët. Andaj kemi hapur dyert e të gjitha kazermave tona, në mënyrë që të vijnë të na vizitojnë të rinjtë, fëmijët, të rriturit, madhoret, të gjitha grup moshat e qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që prej së afërmi t’i shohin disa prej kapaciteteve tona, t’i shohim personelin tonë dhe ti shohin disa aktivitete tona të cilat i kemi përgatit enkas për qytetarët e Kosovës. FSK-ja është e të gjithëve dhe FSK ja punon për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, theksoi në mes tjerash ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.

 

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …