Singapori ka njohur pavarësinë e Kosovës, bëri të ditur ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj

Singapori ka njohur pavarësinë e Kosovës, bëri të ditur ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj

Në letrën e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Qeveria e Singaporit  thuhet se, “në përgjigje të letrës së Ministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj të datës 24 Qershor 2014 për Ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan, njeh Kosovën dhe vendos marrëdhënie diplomatike.  Kosova deri tani  është njohur nga 113 vende dhe Singapori është shteti i 4-të nga ASEAN-i  që ka njohur pavarësinë e Shtetit tonë.

(Singapori është i vendosur në Azinë Juglindore dhe ka popullsi prej 5.7 milionë banorësh. Singapori është një nga vendet më të zhvilluara në botë dhe nga GDP për kokë banori është vendi i 3-të në botë. Në të njëjtën kohë, Singapori ka pranuar pasaportat e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës mund të marrin vizë në misionet diplomatike dhe konsullore të Singaporit apo të aplikojn online për e-vizë për të hyrë në Singapor që nga sot).

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …