Fidan Mustafa

Fidan Mustafa: Sërish vjen Marsi, fundi apo fillimi i një pushteti

Trazirat e marsit të vitit 2004, ishin indikatori i parë i ndërrimit të pushtetit të atëhershëm. Ajo filloi si një aksident i mbytjes së tre fëmijëve në lumin Ibër të Mitrovicës, fakte të cilat asnjëherë nuk vërtetuan kush qëndron mbrapa këtij krimi, dhe më vonë trazirat morën përmasat e një pjesë të konsiderueshme të Kosovës, që rrezikuan seriozisht sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës edhe pas 5 viteve që kishte përfunduar konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve.  Me përfundimin e trazirave të Marsit 2004, faktori ndërkombëtar me një pjesë të atij vendor, filloj procesin e rishikimit të çështjes së Kosovës, proces i cili ngriti nevojën e një lidershipi të ri, që vepron nën moton e Kosovës dhe të ardhmes së saj, ku duhej trajtuar statuti final për Kosovën, i qasur me një dimension të ri, si një proces drejt një lloj Pavarësie, e kurrsesi si njohje e veprimtarisë së shtetit të Kosovës i shpallur në vitin 1990.

Bazuar në pikëpamjen e zhvillimit të ngjarjeve në marsin e vitit 2004 dhe konkluzioneve ndërkombëtare, ndryshimi i spektrit politik në Kosovë ishte një domosdoshmëri e plotë, respektivisht pas një dekade e gjysmë udhëheqje nga ish Lideri i LDK-së Dr. Ibrahim Rugova. Karshi këtyre ideve, ndryshimet politike në Kosovë u bënë një realitet, pas trazirave të vitit 2004. Që nga kjo kohë, skenën kosovare me lidershipin e ri, e përcolli në vazhdimësi ‘kundërpesha politike’ si njëri ndër mjetet e mbajtjes së pushtetit politik, e assesi suksesi dhe ndërtimi i institucioneve vetëqeverisësen gjithë territorin e Kosovës.

Kjo kundërpeshë politike u përdor me mjaft mjeshtëri nëpërmjet dy veprimeve kyçe:

E para, nga formimi i partive politike në vazhdimësi dhe rritjen e privilegjeve për to, si tendencë e dobësimit të subjekteve të fuqishme në skenën kosovare,

E dyta, transformimin dhe integrimin e shoqërive civile, figurave universitare, si dhe disa lëvizjeve qytetare, në atë politike, të cilat më vonë u përdoren si “masha” qoftë ndaj faktorit ndërkombëtar, e herë si një kërcënim ndaj institucioneve të vendit (kur ishte nevoja), nëpërmjet huliganizmit, grevave, të  cilat u paraqiten në media e para faktorit ndërkombëtar si kërcënim.

Në vazhdën e aplikimit të ‘Kundërpeshës politike’ brenda institucioneve të Kosovës, gjithnjë e më shumë kriminaliteti i jakës së bardhë ishte prezent në çdo pore të institucioneve duke u përfshirë në një dimension të normales. Ky kriminalitet, padyshim se brenda vetes futi edhe staf ndërkombëtar, nëpërmjet së cilës menaxhoheshin fondet dhe donacionet ndërkombëtare të adresuara si ndihma për Kosovën dhe ngritjen e standardeve evropiane.

Përballë këtyre kapjeve politike e kriminale të institucioneve më vitale të shtetit, e ardhmja e Kosovës për herë të parë është në krizë serioze. Ky kërcënim nga gjithë tashmë është konstatuar se po arrin në këtë nivel si rrjedhojë e mungesës së vullnetit intelektual në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjeve në Kosovë, vullnet i cili deri më tani nuk u dëshmua asnjëherë nga organet e drejtësisë në Kosovë e as nga ato ndërkombëtare për sundim të ligjit EULEX.

Kjo gjendje institucionale në Kosovë, ka nxitur një pjesë të madhe të subjekteve të vogla politike në formimin e aleancave parazgjedhore për të sfiduar ‘Të pushtetshmit’, e në anën tjetër, me disa subjekte politike askush më nuk po i pranon si partner politik, sepse të gjithë ndjehen të tradhtuar, mashtruar, shantazhuar, diskriminuar, manipuluar, kërcënuar, nga bashkëpunimet e dikurshme politike.

Tashmë populli i Kosovës i di të gjitha, madje i din edhe ata të cilët në emër të shtetit të tradhtojnë, në emër të përfaqësimit të mashtrojnë, në emër të integrimit të manipulojnë, në emër të luftës të vjedhin, në emër të heronjve të qesin haraçin, në emër të integrimit territorial, e ndajnë vendin, në emër të zhvillimit ekonomik mbyllin fabrika dhe hapin depo të konsumit ditor.

Tani më, ky skenar është drejtë fundit. Për herë të parë që nga marsi 2004, ky klan politik ndjehet seriozisht i kërcënuar në humbjen e pushtetit, ngase tashmë të gjithë kanë filluar që të kuptojnë të vërtetën, të gjithë janë lodhur, shumë shpejt presin ndryshimin, njësoj si dikur që para syve e donin diktatorin Enver Hoxhën, ndërsa pas vdekjes së tij, u çlirua Shqipëria, u gëzua shqiptaria.

Por frika mbetet prezent nën prizmin e këtyre ndryshimeve. Ne e dimë se me ardhjen e udhëheqësve nëpërmjet skenave të dhunës (Mars 2004), largimi i tyre në mënyrën demokratike është paksa i vështirë?!!!

 A do të përdoret Ura e Ibrit (Mars 2017) përsëri si një skenar i marrjes/mbajtjes së pushtetit, kjo mbetet të shihet. Urojmë që kjo mos të ndodh!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …