Zgjedhjet

Nisma në Drenas: Në fshatin Gllanasellë, është duke u përgatitur votim kolektiv në orët e mbrëmjes

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas, ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën Shefi i Shtabit të Nismës në Drenas, Mehdi Thaçi, ka folur për procesin e votimit në ditën e sotme në Drenas. Thaçi në një konferencë për media tha se sot procesi zgjedhor deri në këtë kohë ka qenë i përcjellë me disa parregullsi të cilat i kemi bërë publike në momentin që na janë raportuar nga vëzhguesit tanë. Mehdi Thaçi po ashtu tha se në bazë të informacioneve që kemi, në shkollën e mesme teknike “Fehmi Lladrovci”, në klasën ku anëtari i PDK-së, Adem Bucolli, është komisioner, vazhdimisht është duke lejuar persona për të votuar më shumë së një herë.“Edhe në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Terstenik, është ndërpre votimi, për arsye se PDK’ja ka filluar të dergoj anëtarët e saj për të votuar më shumë se një herë edhe atë në mënyrë të dhunshme”, tha Thaçi.NISMA në Drenas, kërkon nga të gjithë ata që monitorojnë procesin zgjedhor në Drenas, duke përfshirë KQZ, KKZ, OJQ0-të, të gjitha organizatat ndërkombëtare, e në veçanti Prokurorinë, që të monitorojë deri në fund procesin zgjedhor, në veçanti në Tërstenik, Gradic, Dobroshevc, Gllanasellë dhe Nekoc.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …