Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Prof dr Hakif Bajrami: Metamorfozat e hafijeve dhe spiunëve në dëshmitarë të mbrojtur!

Probabiliteti i hafijeve, spiunëve dhe dëshmitarëve të mbrojtur e ka mbajtur kombin shqiptar qe dy shekuj buzë luftës qytetare. Gjatë vitit 2016 botën u mbajt në “maje të thikës”, çka po ndodhë me zgjedhjet presidenciale në SHBA, me refugjatët, me terrorizmin, Brexin, dhe përpjekjen për grusht-shtet në Turqi. Kosovën e kanë karakterizuar: negociatat ilegale, asociacioni, demarkacioni,gjykimet masive, muri i Mitrovicës (projekt i BE) dhe fillimi në heshtje i punës së Gjykatës Speciale. Kjo e fundit sidomos gjatë vitit 2017 do ta dridhë Kosovën me “dylberët” e mbrojtur të saj. Dhe çdo gjë do të mbetet në hije, sepse është fjala si të harxhohen dhe përvetësohen afro 300 milion euro, që janë grumbulluar enkas nga Shtabi i Dik Martit për ta nivelizuar luftën e UÇK-së me propagandë me gjenocidin serb. Të paktën qëllimi mbetet konstant në Bruksel, që sa më tepër të amortizohen krimet serbe, dhe sa më shumë hapësirë t` u jepet partive oportuniste në Kosovë.

Kur jemi te demarkacioni, duhet të dihet hapur se ne nuk kemi  tokë kombëtare ma për të dhuruar për viza të Isa Mustafës dhe disa argatëve të tij. Kufiri në Kullë dhe Çakor dihet se është aksiomë historike qe dy shekuj. Matje dhe propozimet pompoze janë vetëm ngritje mjegullash për ta sjellë kohën e burgimeve nga Gjykata Specilae sa më shpejtë.

Kur dështoi ratifikimi i kufirit Kosovë-Mali i Zi me 3 gusht 2016, rusët dhe serbët u vërsulen ta krijojnë murin  e ri, pasi që dështuan me grusht shtet në Podgoricë, pasi që dështuan me terrorizëm në stadiumin  e Shkodrës, dhe, “lopatat gërryese” pastaj   i kurdisën me hafije në veri të urës së Ibrit. Edhe në hapësirën e Rugovës ka hise “marrëveshja serbo-malazeze”, natyrisht  kur ishin në koalicion për Jugosllavinë si mbeturinë 1992-2006. Tani, çështja ka ndryshuar vetëm në ngjyrë të reflektimit, por bërthama “grabit sa të mundesh toka shqiptare” , ka mbetur në lojë! Si duket, këtë lojë koftra informative nuk po  e kupton fare “orteku inflativ” i qeveritarëve të Republikës Kosovës.

Pushteti gjatë historisë ka treguar kurdoherë  rezistencë që të mbijetojë edhe pse në çdo etapë historike është treguar  i neveritshëm deri me tash, të paktën në vendet ballkanike. Pushteti i infektuar me shovinizëm në Evropë, më së shumti i ka “zbrasë anijet në ujërat e zeza” të Ballkanit, e sidomos në çështjen shqiptare.  Dokumentet arkivore nuk flasin se në Londër më 1913, është biseduar për Vialjetin e Kosovës dhe të Manastirit, të i takon Serbisë, apo të Janinës t` i takon  Greqisë. Nuk ka dokument për dominiumin dhe imperiumin fare. Është një marrëveshje e Satmbollit (1914), por ajo nuk ka marrë formë ligjore kurrë. Në Bukuresht është biseduar, po, në Londer (1913) Jo. Londra i ka rivizatuar kufijtë e Ballkanit, pa i përmend fare tokat shqiptare. Dhe, nëse dëshirojmë ta zbërthejnë këtë koncept nepër konglomaratin e jetës,  vijmë në përfundim se gjithmonë ka: Pushteti moral që ndryshe mund të quhet edhe intelektual, e kur është i fituar me djersë është i ëmbël ; pushteti ekonomik është i dëshirueshëm, sepse përmes tij gjithmonë ke mundësi t` i ndihmosh të uriturit dhe varfanjakët, nëse ke moral njerëzor; pushteti ushtarak është gjithmonë i tharbët, sepse aty nuk mendohet tjetër vetëm për sulem e mbrojtje nga dikush që të duket armik ose e imagjinon; pushteti politik është i idhët si PELIMI, dhe gjithmonë ka mbaruar me fund të keq.

Tani Kosova është shndërruar në gjykatore, që nuk po dihet se kush e ka pushtetin në asnjë instancë. Për ta kuptuar sado pak po shëtisim pasksa nëpër histori. Gjatë viteve 1881-1886  në vilajetin e Kosovës okupatori turk i organizoi jo më pak se 16000 procese gjyqësore, të cilat ngjarjet e mëvonshëm shumë shpejtë i bartën në plan të dytë. Por, numrin e hafijeve-spiunëve (dëshmitarëve të mbrojtur modern) kombi shqiptar nuk i harroi kurrë, e as nuk i mësoi për jetë. Gjatë viteve 1912-1915, sipas një statistike arkivore 52000 shqiptarë do të dënohen në zonat okupuese të Serbisë dhe malit Zi. Dënimet tani e kishin një ngjyrë të re se kushdo që ishte sllavë mund të denonconte ashiqare shqiptarët dhe denoncuesi dekorohej publikisht, me dallim për dënimet 1881 -1886, kur për hafijet, nuk do të dihet emër për emër kurrë se kush ishte, tani dihej publikisht dhe ishte “nderë për sllavin ta denoncosh çdo shqiptar”. Bile ishte nderi ma i madh nëse e denoncon një familje të tërë, apo lagje e kuart qyteti.

Etapa  e tretë 1918-1941, sipas dokumenteve  jugosllave, 36000 shqiptarë janë denuar me burgime të rënda, me padi të spiunëve që i dirigjonin shtabet e Mihajllo Ceroviqit nga Mitrovica, Punisha Raçiqit nga Peja, Tomë Popoviqit nga Gjilani dhe Jovan Magovqeviqit nga Shkupi. Tani, cila ishte merita e spiunëve?. Posa e krijonte ‘padinë”, akëcili shtabi, spiuni barazohej nga Kisha Ortodokse Serbe dhe pushteti politik dhe ushtarak me nivelin e luftëtarit të “Frontit Selanikut 1917-1918”!. Kjo meritokraci e ka përcjellë edhe mafinë e nëntokës në Jugoslalvinë titiste. Zakonisht, hafijet në këtë kohë duhej të ishin shqiptarë me “plisa të bardhë”. Këtë urdhër e kishte lëshuar Vllada Zeqeviqi (një pop –ministër i Punëve të brendshme) dhe nuk e kishte ndryshuar as A. Rankoviqi deri me 1966. Pra spiuni duhej të ishte shqipfolës, prokurori dhe gjykatësi duhej të ishin sllavë, por ishte e mundur që të jetë edhe shqiptar, por që e ka kokën plotë patriotizëm jugosllav”; ekzekutori duhej të ishte shqipfolës, sepse xhelatet i kishte frikësuar Kisha, që mos të merren me vrasje, sepse ka” kush i merr mëkatet”.!

Gjatë viteve 1966-1999, nga politika titiste, që nuk ka ndryshuar nga prokurori e deri te gjykatësi e ekzekutori , procesi ishte i preferuar të zhvillohet në ndjekjen e shqiptarëve, nga shqipfolësit, sepse pushteti ideologjik (politik) ata i kishte “pjekë në helli”, kuptohet në rrafshin  e tradhtisë. Ata kujtonin se RSFJ kurrë nuk do të shkatërrohet (AJ. Dok. i vitit 1957 ; 67, 77). Po, kam pasur rastin të akuzohem dy herë se po kërkoi Republikë për Kosovën (1983) dhe po e prishi “vëllazërim bashkimin”, edhe pse shkruaja afirmativisht për këtë parti, gjithnjë sipas masës kombëtare e jo sipas masës funksionalizmit mizantrop, kuptohet me dokumente të PKJ-1919-1945, sepse e kisha dokumentacionin, se edhe SHBA nga viti 1943, kanë punuar për Enver Hoxhën. Madje oficerët amerikanë nuk e preferonin monarkinë në Tiranë, si ngulnin këmbë disa oficerë nga Mbretëria e Bashkuar e Londrës.

Akuzën (hafijellëkun) së pari në “Rilindje” ma kishin kurdisur dy historianë. Por, Asllan Fazliu me ftoi në zyre dhe më tha shkurt: “Rilindja nuk do të merr pjesë në këtë denoncim, ky institucion deri sa të jam unë drejtor nuk do të mirret me hafijellëk..”,kuptohet pasi që ia plasova dokumentet e PKJ-ës në tavolinë për dëshmi, për çështjen shqiptare ( më 1923 në Moskë; më 1928 në Drezden; më 1935 në Split; më 1940 në Zagreb; më 1944 në Vis). Asllani aty për aty i palosi faktet në tavolinën e tij, e forcoi mendimin duke m` u drejtuar se jam me ty! Kuptohet se denoncimin denoncuesit e e botuan në “Jedinstvo” pa asnjë ndryshim më 1983. Krejt denoncimi kishte të bënte se atëbotë e kishe botuar një libër “PKJ në Kosovë 1919-1941”. Atëherë edhe para një prokurori që më mori në pyetje për 9 muaj pse e pata botuar “Konventën Jugosllavo Turke 1938” më 1982 dhe Naçertaninë më 1987” të njëjtit prokuror i pata thënë duke ia lënë në tavolinë shumë dokumente afirmative për çështjen nacionale, por kurrë nuk kam përmendë mera, sepse vendimin e kisha marrë vet. Dhe kur hafijeve të vet Adem Demaçi ua fali që e kalben në burgje për 18 vjet (atyre u foli dhe ua shtriu dorën për çështjen kombëtare), po kush jam unë e mos t` ua fali atyre që tri herë me denoncuan te prokurori Njazi Burgideva, kuptohet për botime shkencore. E pata  bind Najziun  kur is thoja vazhdimisht se: Po të fitonte Drazha Mihajloviqi, ne do të ishim sot në Anadoll, edhe pse të njëjtin zanat e provoi edhe Tito (1945-1971), por rrethanat ishin tjera, sepse pushteti politik titist, jo me dëshirë por lejoi arsimim shqip.  Por, hafijet e kohës së pas luftës (1945) kurrë nuk ishin ma të dobët se bue fjala ata më 1885, kur Gjykata e Sulltanit tha hapur se: “Shqipëri kurrë nuk do të ketë”.Dhe hafijet që ishin në sallë duartrokitën. (vërteton: Agjenti austriak nga Manastiri 1885). E vërteta, gjatë viteve 1989-1999 “dëshmitarë të mbrojtur”, kishte por ata nuk i jepnin pesë pare, sepse trumbetonin: “ A dini ju se çfarë ushtrie ka Milloshi bre, të treten në Evropë”!. Propagandë tmerri dhe tradhtie, që  e kemi përjetuar publikisht, që  dhe sot dikush i këndon elozhe për hater të “koalicioneve” për fotele. Ka fakte edhe nga koha e UNMIK-ut për këtë, për ata që luftën e lavdishme të UÇK-ës e quajtën “konflikt” , që do të thotë se ne kemi reaguar me fuqinë e armës më e ndryshuar pushtetin në Beograd,  e jo kufijtë e Serbisë. Ata të 1983 dhe të 2001 sot janë graduar ku tjetër aty ku është koncentruar një gardë e hafijeve të djeshëm, të sotëm dhe nuk besoi se nesër do të ndryshojnë vesin dhe zanatin e tyre nëse dalin edhe si “dëshmitar të mbrojtur”. Të paktën janë përkujdesë që lufta e UÇK-së të akuzohet dhe Gjykata Speciale t` ua plotësojë dëshirat e Dik Martinoviqit.

Gjatë viteve 1999-2016, gjykimet dhe dënimet janë bërë nga denoncimet e hafijeve të padukshëm, që kryesisht janë regrutuara nga etapa 1981-1999. Këta persona rrezikun ma të madh e kishin dhe do ta kanë nga rinia studentore  “patriarkale” , që më 4 korrik  1992 u avansua në UÇK, posa u deklarua se Jugosllavi ma nuk ka nga Komisioni i Badinterit. Dhe, me fitoren e saj- UÇK-ës, shërbimet informative që u instaluan në Kosovë më 1999 , ishin ndër ma të ndryshmet në Evropë. Po, ka pasur kërcënime  nga UNMIK dhe deri diku KFOR (disa oficerë) që janë kërcënuar se: “ Ju nuk guxonin të hapni ekspozita të krimeve, apo të vrasjeve sepse serbet pastaj në Kosovë nuk janë të sigurt. Ne kemi ardhur ta mbrojmë pakicën. Ne kemi bërë luftë humanitare e jo luftë ushtrake” e gjepura tjera politikaneske, që nuk ishin fare me yndyrë civile .

Më 26 dhjetor 2016, Kryetari i Qeverisë para rinisë patriotike të LDK-ës, provoi të akuzoi të gjithë ata që nuk pajtohen me te për demarkacionin, duke provuar të krijoi një lozë hafijellëku si vet qe 45 vjet. Sa më përket mua, nuk jam i paguar nga askush, që po shkrua për demarkacionin. Për asociacionin nuk do të shkruaj se nuk jam jurist, por të ka treguar Isa Mustafës se  Gjykata Kushtetuese me 23 shkelje që i ke bërë, kuptohet pasi që ke nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare në prani të BE-së.  Por do ta mbrojë të vërtetën historike dokumentare dhe faktike, të kufirit në bazë të dokumenteve ndërshtetërore dhe ndërkombëtare. Dhe nga ky qëndrim nuk ka forcë që më lëkund kurrë.

Dhe, tragjedinë e qeverisë Isa Mustafës për deshtim në: themlimin e FAK-ut; ndertimin e murit në Mitrovicë; deshtimin e sistemit të drejtësisë; humbjet milionshe në arbitrazhet ndërkombëtare për shkak të diltantizmit qeverisë; korrupsionin galopant; ekonomia falimentuese me 46% të papunëve; dështimin në arsim me ministra diletantë; dështimi në shëndetësi me ministra anonimus e mbi të gjitha deshtimi në UNESC-o; kapitullimi para qeverisë serbe për asociacionin dhe 23 gabimet e gjetura nga Gjykata Kushtetuese , e bëjnë Isa Mustafën “akademikun  më frytdhënës në sheshin  e deshtimeve dhe paditurisë. Madje, një LDK që pretendon me parada se ishte e “para në rrugën e demokracisë” , thue se ne kemi jetuar në Mars, tani vetëm po ua kujtoi se sukses gjenial ishte : “kur Republikën e Kosovës e pat pranuar Mashizedeku”; kur hapur dolen kunder Domnstratve rrevolucionare  dhe patriotike me Rektorin famëlartë Ejup Staofcin me profesorët patriotë dhe studentët trima të shekullit, më 1 tetor 1997. Si e kemi arsimin tani ka dalë në shesh çdo gjë dhe ky sukses është meritë e PDK-ës. Dhe sa më takon mua, Isa Mustafa mund ta nxitë çdo anëtar të rinisë LDK, të më dali përralla dhe të më likuidojnë, sepse sipas teje ne që e kemi penguar tradhtinë për demrakacionin , po merituekemi të likuidohemi, madje duke na quajtur “ rrugaqë”, siç e quan  shefin e AAK, e që në fakt është një patriot dhe ushtar të denjë të Adem Jasharit , sepse jemi fajtor për të gjitha dështimet, për të udhëtuar rinia, more nëpër Evropë, amani ju qoftë…”.

Ngjashëm provoi edhe Hivzi Islami, para ca ditëve  me intriga se nuk e ditkam kur ka jetuar Xhorxh Uashingtoni dhe Abraham Likolni.

“O tempora, o mores”, po çfarë shkolle ke kryer ore i gjorë. Po vetëm një lëndë e filozofisë së historisë botërore, bën dhjetë fish  ma shumë dituri se akademia jote e mëhallës dhe plagiatura jote publike ku i ke përlyer edhe shokët. Heshtni hajna, plagjiatorë do të ju them edhe tani, se ligji një ditë do ta ua këputë beneficonet, se jeni buhavitë nga hajnitë qe 27 vjet. Keni marr turr dhe mos u ndalni. Por thotë populli “ngadal beg se ka hendek”!

Tani Presidenti Hashim Thaçi po moralizon, foli për  Gjykatën Speciale dhe “dëshmitarët e mbrojtur”. Ai ndër të tjera tha:“Nuk duhet të shikohet si ndëshkim , por si avantazh për vendin. Presioni ndërkombëtar për zhvillimin e saj, ka ardhur si rezultat i përvojës së keqe në mbrojtjen e dëshmitarëve“. Kjo përshtatje (metamorfozë) e së vërtës është shumë e dëmshme për Kosovën. Dëshmitarët e mbrojtur i ka krijuar me dhunë mafia e Dik Martit dhe kumbarëve të tij në Kosovë me skenar dhe regji të Moskës dhe Beogradit, besa edhe Parsi nuk mungon.  Dhe shtrohet pyetja, kush po i mëson këta funksionarë të Kosovës kaq keq. Po a e din ai se tani: “dëshmitraët e mbrojtur “, janë rahatuara diku nepër vendet  e Evropës…, për të bërë jetë shumë të rahatshme, sepse këtë zanat e kanë pasë nga viti 1981 të paktën e deri më 1999, dhe prapë ua kanë vazhduar “pasaportën” me viza speciale UNMIK-u dhe EILEX-i. Pra, hafijellëku ndërkombëtar po lulëzon në Kosovën demokratike, me fajin e kultit për fotele. Këtë duhet ta themi hapur, se nuk është populli shqiptar ai që i gjykon dhe rrezikon ata që e thonë të vërtetën, por populli shqiptar është kundër gjykimit racist-selektiv, njënacional, kur dihen proporcionet e krimeve monstruze të Serbisë fashiste 1989-1999 , të Serbisë së Kasapit të Ballkanit. Unë si historianë që i kamë parë dokumentet e krimeve , madje i kam botuar në shumë gjuhë, dhe që e kam përjetuar golgotën shqiptare 1981-1999, nuk mund të heshti para askujt.

Dhe nuk do të heshti se: “dëshmitarët e mbrojtur” i kanë shpikur disa qarqe ndërkombëtare, të Shatbit Karla Del-pontes,  Dik Martinoviqit, për t` ia bërë qejfin Beogradit, Peterburgut,  më e nxjerrë pa asnjë therë në këmbë Serbinë, siç po ndodhë, si e kanë nxjerrë deri tash, pa u ndëshkuar asnjë kriminel serb, madje duke ia lejuar vizat e famëshme dhe duke i dhuruar para të gatshme (afro 8 miliardë dollarë për të na likuiduar 1987-1999, faktet janë botuar më 2001!). Pushteti i mykur dhe plotë me analfabet në Kosovë, na ka sjellë deri këtu, ku jemi, sepse hafijet ende janë në modë, madje po gradohen dhe janë më “modern”.

Isa Mustafa  me padurim  e  pret: asociacionin, (rati)demarkacionin, patentimin e murit andej Ibrit (që është projekt i BE!) dhe sidomos Gjykatën Speciale, prej së cilës pret që pas burgimeve të para, të mbetet kallauz i pushtetit, i pa konkurrencë në Republikën e Kosovës. Hafijeve, spiunëve dhe dëshmitarëve të mbrojtur, u kanë ardhur “pesë minutat”, sepse BE i ka siguruar mbi 300 milionë euro për dënimin e Shqiptarëve, të cilëve në fund, pasi që të hahen paratë, do t` u thonë “eskuze”!, nuk jeni fajtorë. Por, njerëzit e foteleve të butra  duhet të frikësohen se gjenerata e re është shumë afër, për ta drejtuar shtetin. Ky fakt duhet t` i thuhet Serbisë dhe Rusisë, se Kosova kurrë nuk do të kthehet në koloni të tyre. Edhe Gjykata Speciale është me afat dhe populli do të marshojë fuqishëm kah demokracia, me sa më pak hafije, sa më shumë punëtorë të dëlirë dhe të ndërgjegjshëm për ta respektuar kombin e vet  e pastaj për t` i respektuar edhe mikun e shtrenjtë dhe të virtytshëm.  (26 XII 2016)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …