Hashim Thaçi

Thaçi: Sulmi mizor në Stamboll, sulm kundër tërë botës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me sulmin terrorist në Stamboll e  ka ngushëlluar kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Përmes një telegrami  drejtuar kryetarit  Erdogan,  Thaçi ka thënë se ky sulm terrorist ka goditur gjithë qytetarët e botës së lirë dhe populli i Kosovës solidarizohet me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe me popullin turk. Akti terrorist në Stamboll është edhe një motiv më shumë në vendosmërinë tonë për ta luftuar pa kompromis këtë kërcënim për të gjithë ne.  Sulmi mizor në natën e ndërrimit të moteve, është sulm kundër tërë botës. Populli i Kosovës solidarizohet me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe me gjithë qytetarët e vendit tuaj, thuhet mes tjerash në telegramin e kryetarit Thaçi lidhur me sulmin terrorist në Stamboll.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron mbërrin në Mal të Zi para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mesazh i fortë për integrimin evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Mali i Zi në prag të Samitit …