Ish shef i CIA-s për Ballkanin, Steven Mayer sipas mediumeve serbe, angazhohet për ndarje të Kosovës

Ish shef i CIA-s për Ballkanin, Steven Mayer sipas mediumeve serbe, angazhohet për ndarje të Kosovës

Ish shef i CIA për Ballkanin, Steven Mayer, sipas mediumeve serbe, angazhohet për ndarje të Kosovës. Sipas tij, Serbia duhet ta zbatojë idenë e vitit 2008 për ndarje të Kosovës me vijë etnike. Sipas kësaj vije,  Serbia do të vendoste sovranitet në veri të Ibrit ku, thonë medie serbe, serbët bëjnë më shumë se 90 për qind të popullatës. “Rajoni në jug të Ibrit duhet t’i takojë sovranitetit të Kosovës. Të gjithë shqiptarët në veri të lumit, të cilët nuk dëshirojnë të jetojnë nën sovranitetin serb, duhet të shpërngulen në jug me ndihmën e Kombeve të Bashkuara. Shqiptarët që duan të mbeten në veri, duhet të kenë garanci për siguri e jetë normale. Kjo do të arrihej me marrëveshje ndërmjet Beogradit e Prishtinës zbatimin e të cilës do ta mbikëqyrte OKB “, ka thënë Mayer.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …