Leskaj fton PD-në: Votoni Vettingun dhe protestoni!

Leskaj: Një vit pas miratimit të rezolutës, Kosovës ende nuk iu kanë përcaktuar vendet dhe e drejta e fjalës në KE

Kryetarja e Delegacionit Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Valentina Leskaj mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Politik të Asamblesë. Ajo në fjalën e saj vuri theksin te progresi që ka bërë Kosova në përmbushjen e rezolutës si edhe problematikat që janë hasur.  “Është për të ardhur keq që plot një vit pas miratimit të kësaj Rezolute nuk ka progres real në përmbushjen e paragrafit 13 të saj. Kuvendi i Kosovës e ka kryer detyrën e tij në këtë aspekt, duke caktuar një delegacion, në përputhje me kërkesat e Asamblesë, të përbërë nga përfaqësues të mazhorancës, të opozitës dhe nga minoritetet, si dhe duke respektuar balancën gjinore dhe ka treguar vullnet të qartë për bashkëpunim me Këshillin dhe Institucionet e tij si Komisioni i Venecias. Një vit pas miratimit të rezolutës, delegacionit nga Kosova  ende nuk iu kanë përcaktuar vendet sipas standardit të një delegacioni dhe e drejta e fjalës në aulën kryesore. Gjuha e ndarjes, e përjashtimit të tjetrit nuk ndihmon. Kjo nuk është gjuha e Këshillit të Europës”, ka thënë mes tjerash, zonja valentina Leskaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …