Pllakë përkujtimore për invalidin e UÇK-së, Gasper Prekë Laci në njëvejtorin e vdekjes

Nesër në fshatin Dobërdol të Klinës zbulohet pllaka përkujtimore e Gasper Prekë Lacit

Në njëvjetorin e vdekjes së invalidit të luftës së UÇK-së, Gasper Prekë Laci, më 9 shkurt 2017, duke filluar në orën 11.00 në fshatin Dobërdol të Klinës zbulohet pllaka përkujtimore e këtij luftëtarë të lirisë.  Gasper Prekë Laci u lind më 10 maj të vitit 1964 ne fshatin Doberdol të Klinës. Shkollën fillore e kreu në Ujmir, ndërsa shkollën e mesme në Kijevë. Shkollën e Lartë  e kishte mbaruar në Prizren. Në  fillim të vitit 1998 u inkuadrua në Brigaden 113 Mujë Krasniqi. Ka marrë pjesë në luftimet e zhvilluara në Grykë të Dollcit, në korrik të vitit 1998, me ç’ rast edhe ka marrë shumë plagë. Bashkëluftëtarët e kishin dërguar në Ujmir dhe ndihmën e parë ia jep mjeku, Pashk Buzhala. Pastaj Destan Selimi e dërgon në Spitalin ushtarak të Likocit ku edhe shërohet, por nga plagët e shumta kishte mbetur me pasoja të rënda shëndetësore. Më 9 shkurt të vitit 2016 ka ndërruar jetë në QKUK të Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA dhe Britania me rol kyç në dëshmitë ndaj Thaçit në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitë e thirrura në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi po …