leoni

Dritëro Agolli

Elona Agolli reagoi kundër kritikëve pa dinjitet, që sulmuan babanë e saj edhe në ditën e varrimit

Bija e Dritëro Agollit, Elona,   ka reaguar kundër disa kritikëve pa dinjitet, si Artur Xheji, Blendi Feziu dhe soji i tillë, të cilët kritikat e tyre kundër shkrimtarit më të madh shqiptar, nuk i ndaluan as në ditën e varrimit të tij. Në një përgjigje artistike, në stilin e babait, në një postim të saj, ajo ka shkëputur një pasues nga përmbledhja publicistike e Dritëro Agollit, “Tështimat e lirisë”, ku Dritëroi ka shkruar: “Keni ecur ndonjëherë përmes një livadhi me karkalecë? Ata kërcejnë përpara fytyrës tënde. Ti i përze me dorë, qindra të tjerë të hidhen në sy, në hundë, në vesh, në qafë. Ti vrapon, ata të mblidhen si re. Mua më kërcejnë çdo javë nga livadhi i gazetave mijëra fjalë-karkalecë. E përze një tufë, një tjetër më lëshohet duke kërcyer. Tani, së fundi, edhe dy karkalecë pleq m’u lëshuan, duke kërcyer nëpër livadhin e gazetave me kërkërimat e tyre plot instikt të lashtë insekti”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …