Ramush Haradinaj Gjykatë

Sot Gjykata e Apelit në Colmar merr vendimin për lirimin apo ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi

Sot në qytetin  Colmar, Francës, Gjykata e Apelit merr vendimin për lëshimin në liri apo  dorëzimin në Serbi të ish – kryeministrit të vendit dhe ish –komandantit të Zonës operative të Dukagjinit gjatë luftës,  Ramush Haradinaj. Seanca pritet të  fillojë në orën 14.00. Avokati i Haradinajt, Arianit Koci, ka deklaruar për mediet se pret lirimin e tij. Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar të këtij viti nga polica franceze, në aeroportin e Bazelit, nga  policia e Interpolit në bazë të një fletë arresti të organeve të ndjekes në Serbi në vitin  2004.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA dhe Britania me rol kyç në dëshmitë ndaj Thaçit në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitë e thirrura në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi po …