Protesta per Ramushin

Sot në orën 14. 00 në Colmar mbahet protestë për lirimin e Ramush Haradinajt

Këshilli organizativ i protestës për lirimin e Ramush Haradinajt, ka bërë të ditur se sot në orën 14. 00 në Colmar të Francës do të mbahet një protestë me kërkesë për lirimin pa kusht të Haradinajt, i cili është ndaluar gjashtë javë më parë, në bazë të një urdhër arresti të Qeverisë së Beogradit të vitit 2004. Këshilli kërkon nga bashkëkombësit që t’i bashkohen protestës për lirimin e Komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, gjatë luftës së UÇK-së dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …