Apostolova

Apostolova: Kosova duhet t’i përmbush edhe dy kritere për liberalizim të vizave

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka deklaruar se  do të insistojnë që Kosova t’i përmbush edhe dy kriteret e mbetura, andaj, ka kërkuar nga politikanët që të miratojnë demarkacionin dhe të marrin masa në luftën kundër korrupsionit. Apostolova tha se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë rajonin dhe Kosovën, e cila ka bërë përparim në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave. Politikanët e mbajnë çelësin për liberalizim, kështu që i inkurajoj që të gjejnë konsensusin për t’i përmbushur edhe dy kushtet e mbetura për liberalizim”, tha ajo. Sipas saj, polarizimi i partive pozitë-opozitë ka rezultuar me një ngërç politik dhe se kjo ka ngadalësuar punën e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …